Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Protesta kundër rritjes së çmimeve, Lubonja: Kemi të bëjmë me një bandë shtet, i ka mbyllur portat e komunikimit

21:55 / June 15, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
fatos lubonja
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Analisti Fatos Lubonja ka folur mbrëmjen e sotme në një emision televiziv për protestën e qytetarëve kundër rritjes së çmimeve, i cili e sheh si një situatë paralize atë që po ndodh në vend.

Lubonja tha se kemi të bëjmë me një bandë shtet që i ka mbyllur portat e komunikimit, teksa foli për një strategji që qytetarët të mos reagojnë.

“Jam dakord me analizën që bëri Arlinidi përgjithësisht dhe veçanërisht me faktin se kemi një qeveri që nuk është puna se kush e bën protestën tek e fundit, por çfarë denoncohet. Kur ke të bësh me njerëz të përgjegjshëm, me njerëz që mendojnë racionalisht për interesa, pavarësisht se kush e bën protestën, po qe se ajo gjëja qëndron, duhet reflektuar. Këtu kemi një qeveri që i ka mbyllur portat, hap Ballkanin, por i ka mbyllur portat për çdo lloj zëri, për çdo lloj komunikimit; që opozitës i thotë se ca jeni non grata, ca nuk ekzistoni; që shoqërisë civile i thotë ku e keni varrin t’ju vë ca lule; që mediave iu thotë kazan. Kemi të bëjnë me një bandë shtet.

Njerëzit nuk shkojnë në protestë, pse nuk shkojnë, e kanë fajin këta? Mendoj që këtu përveç të tjerave, kjo qeveri ose kjo bandë shtet ka përdorur një strategji të mirëmenduar, se si ta…është ajo anekdota e bretkosës që nëse e hedh në një bretkosë më ujë që zien ajo hidhet menjëherë se e djeg dhe del nga kazani. Ndërsa kur e vë në një kazan që ngrohet ngadalë ajo nuk lëviz deri sa të ngordhë. Kjo është një lloj strategjie indiferentizmi ndaj çdo gjëje, mbyllja e çdo lloj dialogu me të tjerët që të çon pastaj te kjo që njerëzit humbasin atë entuziazmin, dëshirën për të shkuar sepse mendoj që te protesta ka dhe një element psikologjik. Në qoftë se ke një qeveri të përgjegjshme, politikanë të përgjegjshëm, ata që ta dëgjojnë zërin… dolën pak sot supozojmë, por thanë ca gjëra të arsyeshme, nesër në qoftë se ti ia dëgjon zërin, pasnesër në një rast tjetër do dalin më shumë sepse unë e ndiej që zëri im llogaritet. Por kur përdoret kjo strategji që sado që ti të dalësh ti nuk llogaritësh, atëherë shqiptarët zgjedhin emigrimin.

Edhe partitë politike mund të përdorin këto çështje dhe nxjerrin më shumë njerëz. Partitë politike për të bërë real politikë janë grupe interesi, nuk janë thjesht shoqëria civile. Kanë grupe interesi që lidhen me pushtetin dhe kanë krijuar një lloj elektorati që i ndjek nga mbrapa, por që me kohën, me zhvillimet që janë bërë, me korrupsionin që kanë treguar kur kanë ardhur në pushtet, kanë humbur dhe nuk ndërtojnë dot një masë kritike. Çështja qëndron, është e drejtë, pse nuk e dëgjon, pse gënjen.

Është një situatë paralize e vendit. Unë për shembull i kam mbështetur të gjitha opsionet se çfarë mund të bëhet, duhet forcë e re”, deklaroi Lubonja.

bande lubonja Protesta
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Evi Kokalari: PD po përgatitet që Argita Malltezi të marrë drejtimin e partisë

22:47 / July 17, 2026

Raporti i KE për sundimin e ligjit në Shqipëri: Vlerëson progresin e Shqipërisë në konsolidimin e reformës në drejtësi

19:35 / July 17, 2026

“Gati të japim 1 miliard euro për bizneset e vogla”, Rama: Kushdo që ka një plan serioz, të aplikojë dhe merr 2 milionë euro kredi me 2-3% interes

16:28 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.