Gjykata e Tiranës ka liruar nga qelia dy protestues të arrestuar të hënën pas protestës së Partisë Demokratike. Jakup Stafa dhe Dorison Petoku u lanë në masën e sigurisë “detyrim për paraqitje”. Kujtojmë se pas protestës së të hënës, dy persona u vunë në pranga, një u procedua penalisht dhe një tjetër u shpall në kërkim. Në gjendje të lirë u procedua për shkak të moshës një 16-vjeçar, kurse në kërkim u shpall një 30-vjeçar.
Postime te ngjashme
Add A Comment
