Edhe këtë të premte në Serbi vazhduan protestat antiqeveritare të lëvizjes studentore. Ata akuzojnë autoritetet për korrupsion të përhapur, kontroll të medieve dhe demokraci të dobët.
Tubimet, marshimet dhe bllokimet e rrugëve janë duke u zhvilluar që nga mëngjesi i sotëm në Beograd dhe në disa qytete të tjera anembanë vendit veçanërisht Novi Sad, Nish, Kragujevc dhe Çaçak.
Ndërprerjet e trafikut ishin të pashmangshme, veçanërisht në kryeqytet dhe Novi Sad, ku bllokadat në zonat qendrore të dy qyteteve zgjatën për disa orë.
Në të gjitha qendrat e protestës mbahen 16 minuta heshtje çdo ditë, aq sa numri i viktimave. Një incident i lidhur me neglizhencën dhe korrupsionin në të gjitha nivelet, politik dhe administrativ.