Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Protesta në Tiranë për Zvërnecin, Rama: Kush e ka kërcënuar natyrën? Protestuesit pre e manipulimeve, toka nuk i është shitur Izraelit

19:58 / June 1, 20263 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
rama
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Berati, kryeministri Edi Rama iu përgjigj dhjetëra protestuesve që u mblodhën për herë të dytë në Tiranë për të kundërshtuar projektin për resortin luksoz në Zvërnec, me akuzat se ndërtimi shkatërron mjedisin dhe biodiversitetin. Shefi i qeverisë u kujdes të nënvizojë edhe njëherë që zona e Pishë-Poros është zonë e mbrojtur e kategorisë 5, por që lejon zhvillimin dhe ndërtimin. Në asnjë rast, shtoi Rama, natyra nuk është kërcënuar dhe kurrë Zvërneci nuk është hequr nga zona e mbrojtur.

“Ka një protestë në Tiranë, protestë për të mbrojtur natyrën, po kush e ka kërcënuar natyrën? Kush e ka vënë në rrezik bisodiveristetin. Protestohet se është hequr nga zonë e mbrojtur Zvërnecin, po kush e ka hequr dhe kur ka qenë zonë e mbrojtur dhe çfarë zone. Zvërneci ka qenë zonë e mbrojtur e kategorisë 5, peizazh i mbrojtur, kështu është dhe sot, kështu do jetë dhe nesër. Protestohet për çfarë?”, tha Rama.

Protestuesve u tha se kanë rënë pre e manipulimeve dhe se toka nuk është i shitur izraelit siç po gëlon në rrjet, por bëhet fjalë për një projekt që do të zhvillohet nga dy vëllezër nga Katari që vlera e investimit arrin në 4 mld euro. Kryeministri tha se ata që çohen në protesta, duhet të nxjerrin edhe projektin të cilin kontestojnë, por theksoi se projekti arkitektonik nuk ekziston, pasi ende po bëhet studimi mjedisor.

“Normalisht kush proteston duhet të thotë unë protestoj për këtë projekt? Por nuk kanë se si ta nxjerrin sepse projekti akoma nuk ka përfunduar, Është një projekt që punohet prej vitesh, në emër të interesit të shqiptarëve kemi mbajtur një qëndrim kërkues…Bie pre e ca pseudo-myslimanëve që përhapin një legjendë që Zvërneci i është shitur Izraelit”, shtoi Rama.

Shefi i qeverisë theksoi se tashmë Shqipëria ka hyrë në një tjetër fazë, atë të turizmit elitar dhe se investime të tilla, që ka katërfishuar vlerën e pronës, do t’i donte çdo vend.

“Kush mendon se turizmi cilësor, është një turizëm që iu vlen vetëm atyre që vijnë, mendon gabim, sepse ata kur vijnë duan të ushqehen me çfarë prodhon vendi ku shkojnë, investime si ky i Zvërnecit janë investime që do ti donte çdo vend dhe janë investime që jo çdo vend ka dëshirë ti shohë që ti bëjë Shqipëria. Janë investime që mobilizojnë të gjithë çfarë ka rreth e rrotull. Mobilizojnë bujqit, blegtorët, mobilizojnë sistemin e transportit. Pa nisur investimi, ka rritur 4 fish vlerën e pronës”, vijoi Rama.

Për 35-vjetorin e PS, Rama u ndal edhe te sulmet e opozitës ndaj tij dhe familjes, por për socialistët kishte një mesazh të qartë.

“Blatën dhe akuzat e shpifjet dhe atyre që më kanë votuar janë shumë e vështirë që ti përballoj, ti pranoj, sepse përtej të gjitha pretendimeve akuzave, hamendësimeve lidhur me mua, unë një gjë jam i sigurt si Mangalemi që është pas meje, se qysh në ditën që më keni çuar në atë zyrë, unë s’ju kam tradhtuar dhe nuk iu tradhtoj kurrë”, përfundoi Rama.

natyren Protesta Rama Tirane zverneci
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Padi milionëshe ndaj Linde, katër banka gjermane kërkojnë dëmshpërblim për projektin e dështuar në Rusi

14:17 / July 18, 2026

Korça, “kryeqyteti” i muzikës frymore / Parada e bandave, orkestra nga rajoni e Italia performojnë në juglindje

13:29 / July 18, 2026

11 emigrantë të paligjshëm rrezikuan jetën pranë Sazanit, arrestohet organizatori i dyshuar

13:05 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.