Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
OPED

Protesta, Ngjela: Janë mjeranë dhe pa program

14:27 / October 4, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
spartak ngjela 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Spartak Ngjela

Mosbindje civile, thotë opozita në Shqipëri, sot në 4 tetor 2024. Më 7 tetor do të bëjë një tubim pa motiv dhe pa ide. Kundër kujt? Kundër qeverisë aktuale. Ja doli opozita në shesh, e pastaj? Asgjë. Pa asnjë program. Po njerëzit dhe opinioni publik çfarë do të dëgjojnë? Asgjë. Atë që kanë dëgjuar. Por pse e bëjnë? Askush nuk e kupton. Por thonë do protestojnë kundër arrestimit të Berishës dhe dënimit me një vit burg të Salianjit. Asgjë. Ja dolën, e pastaj?

Janë mjeranë se kjo, po të jetë politike si lëvizje, kuptohet se bëhet për të ardhur në pushtet. Por në pushtet vihet me vota, dhe votimet bëhen në vitin 2025. Atëherë? Asgjë. Po mosbindja civile ç”është? Asgjë. Sepse mosbindje civile don të thotë që të mos respektosh ligjin dhe ta shkelësh atë. Atëherë, kuptohet se shteti dhunës i përgjigjet me forcë, dhe forcën e ka shteti. Po protestuesit jo paqësorë? Shteti do t’i ndalojë me izolim, dhe do t’u ngrejë padi penale për shkeljen e ligjit.

Domethënë që do dënohen. Sigurisht që do të dënohen se mosbindje civile do të thotë vepër penale, sepse një turmë njerëzish kërkojnë të shkelin ligjin dhe të ushtrojnë dhunë në qytet. Po pse e bëjnë kur çështja është e tillë?

Nuk kanë mend dhe nuk kuptojnë, por ecin sipas mendjeve të çthurura që duan të ushtrojnë dhunë pa e ditur se përse. Atëherë? Asgjë nuk bëjnë dot. Po pse e bëjnë? Sepse kanë frikë nga arrestimet që pritet të bëjë SPAK në luftën kundër korrupsionit. Por a e ndalojnë dot luftën kundër korrupsionit që ka nisur në Shqipëri.

Jo, e kanë pamundësi absolute. Po pse e bëjnë? Frika e luftës antikorrupsion i ka trembur dhe i ka hedhur në shqetësim krerët e tyre. Po populli do t’i përkrahë. Jo. Njëlloj si tre apo katër herët e fundit. Po SPAK- u do të vijojë arrestimet kundër korrupsionit? Sigurisht. Atëherë sërish Asgjë. Po Asgjë, se është një shqetësim që shkon drejt zeros.

PD spartak ngjela
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Si reagohet paqësisht ndaj dikujt me Molotov në dorë?

15:42 / October 17, 2026

PD distancohet nga dhuna në protestë pas reagimit të ambasadës amerikane, Floriana Garo: “Ilirjana Kuçana ishte aty si pedagoge”

14:31 / October 17, 2026

Shqipëria ka nevojë për paqe sociale dhe shtet të fortë ligjor

12:15 / October 17, 2026

“Ik, ik, ik”- Përplasje mes 2 grupeve në tubimin e dhunshëm në Tiranë, protestuesit përzënë disa përfaqësues të PD-së nga sheshi

20:59 / October 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.