Seanca parlamentare do të nisë në të njëjtën orë me protestën e paralajmëruar nga opozita. Për të shmangur çdo përplasje me protestuesit, ministra dhe deputetë të PS janë paraqitur para këtij institucioni më herët.
Ndërkohë, disa furgona të FNSH-së janë vendosur në ambientet e jashtme të Parlamentit. Gjithashtu, në këto ambiente është vendosur edhe një depozitë me ujë.
Ende nuk dihet sa do të zgjasë protesta dhe skenari i saj.
