Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Protesta/ Rrezikuan jetët e artistëve të huaj me molotovë te vila e Enver Hoxhës, arrestohen 4 militantë të PD! Policia çon në SPAK Klevis Balliun

10:50 / March 1, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
vila e enverit
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia ka arrestuar 4 militantë të Sali Berishës, pas protestës së dhunshme të organizuar mbrëmjen e djeshme nga Partia Demokratike. Personat e arrestuar janë Leonardo Marku, Robespier Dervishaj, Doris Rista dhe Sergei Rapo.

Ndërkohë Policia dorëzoi materialet në Prokurorinë e Posaçme (SPAK) edhe për deputetin ‘organizator’ Klevis Balliu, i cili dyshohet se ka shkelur ligjin “Për Përgjegjësinë Penale të Personave Juridikë” si dhe për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme”.

Kjo është hera e parë që Policia referon materialet në SPAK, lidhur me protestat e dhunshme të PD-së. Menjëherë pas protestës së mbrëmjes së djeshme, Policia shoqëroi në Komisariat mbi 10 persona, pas dyshimeve se ishin të përfshirë në akte dhune.

Në protestën e 28 shkurtit mbizotëroi kaosi dhe dhuna, ku militantët e Berishës sulmuan me molotovë vilën e ish-diktatorit Enver Hoxha (brenda së cilës ndodheshin 7 artistë dhe disa pjesëtarë të stafit), bizneset private dhe koshat e mbeturinave.

Po ashtu pati edhe përplasje mes militantëve dhe Policisë, përkatësisht përballë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë dhe në zonën e ish-Bllokut, ku efektivët u goditën me gurë dhe sende të forta.

Në protestën e djeshme, ndryshe nga tubimet e organizuara herë të tjera, nuk kishte fjalime politike në podium, por u zhvillua një marshim në zona të ndryshme të Tiranës dhe në një moment kur po mendohej se gjithçka po shkonte më qetë se herët e kaluara, militantët e Berishës zbrazën breshëri molotovësh e fishekzjarresh te vila e Enver Hoxhës.

Kujtojmë se protestat fundit të organizuara nga Berisha janë kthyer në një rutinë ku përdoret dhunë dhe goditen me molotovë dhe sende të forta efektivët e Policisë, por edhe institucionet dhe prona private.

4 militante arrestohen molotov protesta PD vilen e enverit
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vritet me thikë zv.presidentja e Bank of America në Times Square, autorja sulmon me thikë edhe policët, ekzekutohet pas ndërhyrjes

08:24 / September 2, 2026

Irani sulmon bazat amerikane në Lindjen e Mesme

08:19 / September 2, 2026

Në kërkim për pastrim parash/ Arrestohet në Dubai pronari i “Vlora Cable”, Nexhmedin Danaj

19:20 / September 1, 2026

Ministri Hoxha takon Nënsekretaren e Shtetit Allison Hooker: Shqipëri-SHBA avancojnë interesat e përbashkëta

18:42 / September 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.