Para protestës para Parlamentit, kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha është shprehur ndër të tjera se iniciativa që ata kanë ndërmarrë është një betejë për mbrojtjen e Kushtetutës.
Për të shumica socialiste nuk po lejon ngritjen e Komisionit Hetimor Parlamentar për çështjen McGonigal pasi aty do të dalin në dritë aferat e tyre.
“Kjo është një betejë për mbrojtjen e Kushtetutës. Kjo Kushtetutë në nenin e saj 70 garanton deputetët me mbledhjen e firmave, 28 firmave. Krijimin automatik të komisionit hetimor që këta 28 burra e gra gjykojnë se duhet të hetojnë. Na mohojnë të drejtën kushtetuese për komisionet se aty do të dalin lakuriq siç janë në aferat e tyre”,-tha Berisha.
