Nënkryetari i Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku në një intervistë për Report Tv ka komentuar protestat para Bashkisë së Tiranës, duke u bërë thirrje demokratëve që të mos përdoren si ‘mish për top’ në këtë histori.
Çollaku thotë se protesta po përdoret nga Arben Ahmetaj dhe njerëz të tjerë në Partinë Socialiste kundër Erion Veliajt. Nënkryetari i PD u bën thirrje demokratëve që të qëndrojnë larg këtyre skenave, që sipas tij është qartë një luftë civile mes socialistëve për pushtet.
“Rasti i bashkisë është një rast flagrant, vënia para përgjegjësisë të drejtorëve dhe shkuarja e Veliajt është një histori e rëndë. Duhet mbështetur edhe këtu SPAK që t’i shkojë deri në fund kësaj afere. Është një protestë me një përmbajtje dhe përbërje jo të qartë. Nuk mund ta mohojmë se ka nisur një luftë civile brenda PS. Nuk do doja që opozita të përdoret si mish për top, ata demokratë e besojnë kauzën, por s’do doja të përdoreshin nga skemat e Ahmetajt për të sulmuar Erion Veliajn, as nga lidershipi i Metës që mesa duket është vetë objekti i SPAK, demokratët duhet ti qëndrojnë larg këtyre skenave, loja pushteti mes grupeve të majta, luftës cilivile brenda së majtës”, u shpreh Çollaku.