Rritja e çmimeve ka ngritur njerëzit kudo në protesta. Qindra persona protestuan të hënën kundër rritjes së çmimeve dhe korrupsionit në Panama, protesta që bënë që presidenti i vendit, Laurentino Cortizo, të shpallte ngrirjen e çmimit të benzinës.
“Unë e kuptoj pakënaqësinë me situatën në të cilën jetojmë të shkaktuar nga efektet e pandemisë dhe pasojat e konfliktit në Ukrainë. Dua të njoftoj se kam vendosur të zgjasë masën për të ngrirë çmimin e karburantit në mbarë vendin duke filluar nga 15 korriku”, tha Cortizo.
Panamaja po përballet me javën e dytë të protestave për rritjen e çmimit të karburantit, i cili ishte rritur 47% nga janari në korrik. “Për sa kohë që qeveria nuk dëgjon, ne nuk do të tërhiqemi, protesta do të vazhdojë derisa ta fitojmë këtë luftë, sepse është lufta e popullit dhe është për njerëzit”, tha një protestues.