Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Protesta vijon/ Bojkot në universitete dhe gjimnaze, studentët marshojnë drejt Ministrisë së Arsimit

11:46 / October 14, 20261 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1221124545 sd 800x450 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Protesta e studentëve ka vijuar edhe këtë të mërkurë, ndërsa në disa universitete dhe shkolla të mesme është raportuar bojkot i procesit mësimor.

Në Tiranë, një pjesë e studentëve kanë bojkotuar auditorët në Fakultetin e Drejtësisë dhe në Universitetin Politeknik, ndërsa më pas janë nisur në marshim drejt Ministrisë së Arsimit.

Studentët e Mjekësisë janë zhvendosur pranë Fakultetit të Shkencave të Natyrës, ku u kanë bërë thirrje studentëve të tjerë që të ndërpresin mësimin dhe t’i bashkohen protestës.

Bojkotit i janë bashkuar edhe nxënës të gjimnazit “Partizani” në kryeqytet. Gjatë protestës, disa prej tyre kanë nxjerrë kosha mbeturinash në mes të rrugës dhe u kanë vënë flakën, duke shkaktuar përkohësisht bllokimin e qarkullimit.

Protesta dhe bojkoti nuk janë kufizuar vetëm në Tiranë. Në Elbasan, studentët e Fakultetit Ekonomik të Universitetit “Aleksandër Xhuvani” kanë bojkotuar gjithashtu procesin mësimor në shenjë proteste.

Ndërkohë, në kryeqytet studentët po vijojnë marshimin drejt Ministrisë së Arsimit, ku pritet të përqendrohet protesta e ditës së sotme.

bojko universite marshojne ministria arsimit proteste vijon
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

MIA/ Pretendimet për bojkotimin e mësimit në gjimnazin “Partizani” nuk qëndrojnë, procesi mësimor vijon normalisht

12:42 / October 14, 2026

Bordi i Transparencës njofton çmimet reja të karburanteve, ulet nafta dhe benzina

12:25 / October 14, 2026

“Opozita është në vështirësi!” – Blendi Fevziu: Berisha të ikë dhe të hapë rrugën për lider të ri

11:53 / October 14, 2026

Dhuna në protestë, 16 të arrestuar/ Dëmtuan institucione shtetërore dhe subjekte private, procedohen 49 të tjerë

11:11 / October 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.