Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Protesta / Zbulohet kërkesa e PD drejtuar policisë: Është nën përgjegjësinë tuaj personale dhe institucionale çdo pengim

18:47 / February 14, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
demet nga Protesta e PD 4
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pas lajmeve që  leja për protestën e 16 shkurtit është refuzuar 4 herë nga Policia e Shtetit ka reaguar edhe PD. Përmes një deklarate zyrtare, Partia Demokratike thekson se nuk pret leje nga Policia e Shtetit për protesta duke e argumentuar si një e drejtë Kushtetuese.

Tirananews.al ka siguruar kërkesën që PD i ka dërguar Policisë së Shtetit ku i kërkon leje për protestën.

“Ju rinjoftojmë se tubimi i datës 16 Shkurt 2019, do të zhvillohet në sheshin dhe vendkalimin publik: “Bulevardi Dëshmorët e Kombit, Sheshi përpara Kryeministrisë, Lulishtja tek Piramida dhe Rruga Ismail Qemali” (sipas hartës së dërguar edhe më parë). Caktimi i vendit të tubimit, është e drejtë kushtetuese e organizatorit dhe drejtuesit të tubimit. Kjo është arsyeja përse ligji parashikon njoftimin dhe jo kërkesën për leje në rastin e zhvillimit të një tubimi.  Kufizimi i njoftuar me shkresën nr. 1507/14 Prot., datë 12.02.2019, ku ju në kundërshtim me ligjin përpiqeni të na caktoni vendin e tubimit, del jashtë kompetencave dhe përgjegjësive ligjore të Policisë së Shtetit. Ju bëjmë me dije se për këtë kufizim nuk keni referuar bazën ligjore të tij dhe se arsyet e dhëna më parë dalin jashtë rasteve të lejuara nga neni 8 i ligjit nr. 8773/2001. Për pasojë, kufizimi i njoftuar nuk është në përputhje me përgjegjësitë që ka Policia e Shtetit sipas shkronjës “a”, pika 1 e nenit 6 të nr. 8773/2001 dhe për këtë shkak përbën kufizim të paligjshëm dhe të papranueshëm për ne. Ky kufizim përbën pengim të paligjshëm dhe jo proporcional të lirisë së tubimit dhe si i tillë nuk mund të merret në konsideratë nga ana jone”, thuhet në kërkesën e PD drejtuar Policisë të siguruar nga Tirananews.al.

PD thekson se rikonfirmon zhvillimin e tubimit në zonën e njoftuar dhe paralajmëron se “se është nën përgjegjësinë tuaj personale dhe institucionale, çdo pengim i lirisë së ushtrimit të tubimit në zonën e njoftuar në datën 16 Shkurt 2019 dhe pasojave që mund të shkaktojë ky fakt gjatë ditës së tubimit.  Për të gjitha sa më Iart, merrni masat e nevojshme organizative për të garantuar zhvillimin e tubimit në sheshin dhe vendkalimin publik”, theksohet në kërkesë. / tirananews.al

dfea7a12 dca7 4623 9804 a62c4df459b8

Protesta
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Franca cakton datat e zgjedhjeve presidenciale 2027, raundi i parë më 18 prill

09:26 / July 1, 2026

Pas indeksimit nga 1 korriku, qeveria merr një tjetër vendim për pensionistët, miraton bonusin e verës prej 5 mijë lekësh

08:10 / July 1, 2026

Karamuço komenton protestën te Parlamenti: Nuk duhet kaluar kufiri drejt destabilizimit të vendit

23:00 / June 30, 2026

Valdrin Pjetri emërohet në krye të Agjencisë së Trajtimit të Pronave

22:18 / June 30, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.