Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Protestat e opozitës në Kuvend, Çani: Jam pro! Porosia që do i jepja doktor Berishës

22:02 / December 7, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
arjan cani
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gazetari dhe moderator Arjan Çani është shprehur se është dakord me protestat e opozitës në Parlament, por tha se ishte skeptik se kryeministri Edi Rama do të tërhiqej nga ndryshimi i ligjit për Komisionet Hetimore.

Komentet Çani i bëri në emisionin “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania, ku tha se opozita duhet ta diversifikojë aksionin dhe të aksioni të jetë jo vetëm në Parlament, por edhe në rrugë, edhe në takime me ndërkombëtarët.

“Unë qëndrimin tim personal e kam bërë të ditur. Unë jam pro çdo lloj opozite që kur ajo gjendet në kushte vetëmbrojtjeje, le të jetë destrultive. Opozita nuk ka gjë në dorë veç komisioneve. Kjo që po ndodh me Komisionet është flagrante dhe tani do të ndryshohet edhe ligji.

Unë jam totalisht pro me këtë lëvizje që ka nisur opozita dhe them që pak po bën. Ndërkohë arrin ta justifikojë edhe pushtetin, edhe Ramën. Pra bravo i qoftë opozitës me ato mundësi që ka po bën këto, por do të dukej e paimagjinueshme që edhe Rama të tërhiqej për Komisionet dhe të thoshte po mirë na merrini.

Rama bën atë që duhet të bëjë, por ai që të tërhiqet nuk pranon kurrë, me çdo çmim. Unë dua të kthejmë këtë raportin dominant-i dominuar. Ky është raporti që kur ka lindur njeriu. Unë do i thoja doktorit mos u mjafto me kaq.

Unë do i thoja doktorit që në kohën që ti bën këtë, disa njerëz duhet të ishin me njerëzit në rrugë, disa deputet që dinë mirë anglisht duhet të ishin në SHBA. Cili është ministri i Jashtëm dhe i Brendshëm i Berishës? Ne nuk e dimë. Duhet një opozitë më fleksible”, është shprehur Çani.

arjan cani Opozita Protesta
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kuvendi shqyrton raportet e SPAK, KLSH dhe Avokatit të Popullit, PD vendos para seancës për pjesëmarrjen

08:23 / July 20, 2026

Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti pas përmbysjes së motorit

22:18 / July 18, 2026

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

U fut për t’u larë në det, humb jetën i moshuari në Shkëmbin e Kavajës/ Detajet e para

21:36 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.