Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Protestat, Edvin Kulluri: Opozita nuk po krijon dot kimi me popullin, rrezikon të mbetet pa kryetar

18:25 / March 2, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kulluri
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edvin Kulluri, thotë se opozita e ka përdorur çështjen McGonigal si një motiv shtesë për të elektrizuar demokratët që të ngrihen në protestë. Duke u ndalur te pjesëmarrja e dobët në protesta, ai tha se opozita nuk po e krijon dot kiminë me popullin për shkak se nuk ka as kimi brenda vetes.

“Opozita e ka përdorur McGonigal si motiv shtesë për të elektrizuar masën e madhe të demokratëve gjë që nuk ka ndodhur. Protestat kanë qenë të dobëta, nuk ka qenë pjesëmarrja e duhur. Kam pritur pjesëmarrjen më të madhe për situatën në vend. Por nëse situata në vend është e keqe dhe qeveria është në pozicion të vështirë pasi kanë kaluar 10 vite, opozita s’po krijon dot kiminë me popullin sepse nuk ka kimi brenda vetes dhe brenda koalicionit sepse partitë e vogla pothuajse janë larguar, përveç LSI, që nuk ka qenë aleate tradicionale e së djathtës.

Nuk mund të ketë kimi me qytetarët ku nuk e gjen brenda vetes tënde. Pengesa më e madhe e PD është vetë PD. Armiku më i madh i opozitës është vetë opozita. Në konstatimet për punët e këqija të qeverisë bie dakord me opozitën. Ajo që nuk bie dakord është perceptimi që kemi për vetë opozitën dhe modelin që nuk ka një model.

Më e rëndë që ne nuk kemi një kryetar PD. Do të kemi një moment komik nëse gjyqi nuk i jepet Berishës. Pala tjetër nuk ka një kryetar, Basha ka dhënë dorëheqjen. Alibeaj është deleguar kryetari i partisë në kundërshtim me statusin dhe Gaz Bardhi si kryetar nuk ka të drejtë ta drejtojë partinë. Nëse gjyqi nuk fitohet nga Berisha, opozita mbetet pa kryetar“, tha Kulluri.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

69-vjeçari i zhdukur në Elbasan pronar i banesës ku ndodhi shpërthimi, ekspertët e xhenios në vendngjarje për të ndihmuar ekipet e emergjencës

21:19 / November 4, 2026

Protestuesit përplasje me policinë/ Bardhi: Vendosja e gjobave në kundërshtim me ligjin

20:56 / November 4, 2026

Kaja Kallas: Shqipëria ka shënuar progres, detyra është të ruajë ritmin e reformave

20:40 / November 4, 2026

Krim në familje në Bulqizë, arrestohen gruaja dhe djali i 61-vjeçarit, dyshohet se e vranë dhe inskenuan sulmin nga ariu

19:13 / November 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.