Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

“Protestat janë të dhunshme, jo policia”, Havari: Ish-vila e diktatorit është shtëpia shpirtërore e Berishës

19:39 / March 2, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Havari
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

I ftuar në emisionin “Puls”, ish-drejtuesi i policisë Mit’hat Havari foli për protestën opozitare të së shtunës, e cila shkaktoi përplasje mes protestuesve dhe forcave policore. Në lidhje me këtë konfrontim, zoti Havari u shpreh: “Unë mbështes Policinë e Shtetit. I njoh të dyja forcat politike. Të njëjtat gjëra kanë bërë, por më shumë ka bërë kjo që është sot në opozitë, që e ka shkatërruar policinë”.

Sipas tij, në protestat e fundit nuk ka qenë policia e dhunshme, por opozita. “Këto janë protesta të dhunshme, nuk janë protesta të lehta. Ndodhin protesta në perëndim, por nuk i bëjnë forca politike. I bëjnë sindikatat, kurrë forcat politike. Këto ndodhin vetëm te ne, si një vend i pazhvilluar që jemi me probleme të thella”, tha ai.

Sa për kundërpërgjigjen e policisë, Havari shtoi: “Kanë dhe momente paniku, janë qenie njerëzore, sepse në qoftë se ata do lënë të futen në kryeministri, do thonë pastaj janë të paaftë. Atëherë në këto kushte janë të detyruar dhe ta tejkalojnë ndonjëherë të drejtën e kompetencave që jep ligji, e teprojnë. Unë nuk e mohoj. Ka mundësi që edhe kanë tepruar me lotsjellës edhe me ujë”.

Havari gjithashtu vlerëson që policia e shtetit është në gjendjen që është edhe për shkak të mënyrës se si është shfrytëzuar ajo. “Është struktura më e keqpërdorur në 35 vjet, më e keqpaguar dhe më e keqmenaxhuar. Është struktura që s’ka pasur asnjëherë garancinë që nuk lëviz nga vendi i punës”.

Në lidhje me shkarkimin e Ilir Prodës, ish-Drejtorit të Përgjithshëm te Policisë së shtetit, Havari beson që shkarkimi i tij vjen si rezultat i një akumulimi dhe jo specifikisht me sulmin ndaj ish-vilës së diktatorit Hoxha. “Akuza ngelet akuzë derisa të provohet. Mund të ketë diçka, por besoj që është pritur rasti”.

Ai gjithashtu komenton kryetarin e opozitës, Sali Berishën duke e konsideruar sulmin ndaj ish-vilës së diktatorit Hoxha, si sulm ndaj shtëpisë së vet shpirtërore.

“Ky që drejton sot opozitën është shumë i djallëzuar. Udhëheqësi sot i opozitës në atë shtëpi ka ngrënë bukë. Ajo është shtëpia shpirtërore e tij dhe me traditë dhe me zakon, ai nuk duhej ta godiste”. 

berishes havari Policia protestat vila
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti pas përmbysjes së motorit

22:18 / July 18, 2026

U fut për t’u larë në det, humb jetën i moshuari në Shkëmbin e Kavajës/ Detajet e para

21:36 / July 18, 2026

11 emigrantë të paligjshëm rrezikuan jetën pranë Sazanit, arrestohet organizatori i dyshuar

13:05 / July 18, 2026

Atentati ndaj Thimjo Rubatit në Sarandë, zbardhen detaje, një nga pistat lidhet me plagosjen e oficerit një ditë më parë

09:09 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.