Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Protestë gjatë Samitit të BE në Tiranë, Berisha: Të veprojë SPAK, ose populli do t’i bëjë gjyqin Ramës

13:02 / November 18, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
berisha 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kreu i PD-së, Sali Berisha konfirmon mbajtjen e protestës më 6 dhjetor, kur liderët europianë do të vijnë në Tiranë për Samitin BE-Ballkani Perëndimor. Ndonëse nuk e thotë datën, shprehet se qëllimi është që Europa të dijë cilat janë problemet e shqiptarëve.

“Europa vjen në Tiranë. Shqipëria duhet të vijë në Europë në Tiranë. Ky është koncepti im për të paraqitur problemet e tmerrshme me të cialt përballen shqiptarët në mënyrën më paqësore e dinjitoze duke garantuar asnjë lloj gvështirësie veçse mikpritje për samitin dhe krerëve të qeverive të BE, por duke nderuar Shqipërinë me një përfaqësim tjetër nga ai që bën Edi Rama të qytetarëve shqiptarë për të sjellë në arenë apo tryezë problemet e tmerrshme madhore me të cilat përballen shqiptarët sot nga një plackitës. Të vërtetat e mëdha të kombit duhet të dalin një nga një”, tha Berisha.

Në konferencën e përjavshme për mediat, kreu i PD, Sali Berisha, i bëri thirrje SPAK-ut që të hetojë sa më parë Ramën për inceneratorët. Ai u shpreh se organi i akuzës duhet të reagojë përpara se Ramës t’ia bëjnë gjyqin qytetarët.

“Nuk ka kontratë që nuk zgjidhet, përveç kontratës së ndërmarrjes së Edi Ramës. SKAP-i kryen një vepër penale që nuk vepron. SKAP-i nuk mund ta shpëtojë kurrë Edi Ramën. Është më mirë që të veprojë SKAP se të veprojnë qytetarët, që t’i bëjnë një gjyq publik Ramës. Ai ka firmën e tij mbi një bonus për një ndërmarrje që nuk ekzistonte mbi tokë. Një sipërmarrje që merr bonusin dhe vetëkrijohet tetë muaj më pas. Por, i kapur përfundimisht si drejtues i një organizate kriminale të djegësit, ai vazhdon në parimin e krijimit të dominancave me afera të tjera shumë më të mëdha. Për të besuar se kështu do i mbyllë dhe do i vendosë në harresë, palë-palë”, tha Berisha.

Sali Berisha
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Berisha kundërshton raportin e Reformës Territoriale, propozon deri në 110 bashki dhe rikthimin e komunave

15:10 / July 23, 2026

Rama mbërrin në Kuvend mes tensioneve dhe bllokimit të seancës

14:56 / July 23, 2026

Tensione në Kuvend, deputetët e opozitës s’lejojnë prezantimin e raporteve për ‘Territorialen’! Boçi i bllokon foltoren Maznikut

14:15 / July 23, 2026

Protestues të maskuar nxisin përplasjen para Kuvendit! Tregojnë edhe gishtin e mesit 

14:07 / July 23, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.