Qytetarët e Lushnjës, Fierit, Divjakës kanë dalë në protestë mëngjesin e sotëm kundër rritjes së çmimit të karburantit dhe ushqimeve.
Ata kanë bllokuar rrugën te vendi i quajtur “Pushimi i Shoferit” në qytetin e Lushnjës, ku prezente janë dhe forca të shumta policie.
Ata shprehen të indinjuar sepse kjo rritje rekord e çmimit të naftës ndikon drejtpërdrejtë edhe në sektorin e bujqësisë, duke qenë se një pjesë e mirë e tyre janë fermerë.
