Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Protestoi kundër luftës në Ukrainë, gazetarja ruse rrëfen si u arratis nga Rusia

23:16 / February 10, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
marinaa
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një natë tetori, një javë para se të përballej me gjyqin për “protestën televizive” që bëri haptas për pushtimin rus të Ukrainës në televizionin shtetëror të Rusisë, gazetarja ruse Marina Ovsyannikova mori vajzën e saj të vogël dhe u arratis.

“Avokati im tha ‘ikni, ikni se ata do të ju arrestojnë’”, tregoi ajo në një konferencë shtypi në Paris.

Gazetarja u largua nga Moska në fillim të një fundjave të vitit të shkuar kur gjykoi se policia nuk do e vinte re dhe ndërroi mjetet me të cilat udhëtonte 7 herë para se të afrohej në këmbë në kufi.

“Mjeti ynë i fundit ngeci në baltë dhe ne nuk kishim celular. Ishte një arratisje shumë e rrezikshme dhe stresuese”, tregon gazetarja.

Nëna me vajzën u endën me orë të tëra pranë kufirit, duke u fshehur nga patrullat kufitare para se të kalonin me sukses. Tanimë e vendosur në Paris, gazetarja 44-vjeçare Ovsyannikova thotë se është ende e frikësuar për jetën e saj, teksa shton se presidenti rus Putin po rrezikon udhëheqjen e tij për luftën në Ukrainë.

“Elita kupton gjithçka në mënyrë perfekte. Njerëzit po jetojnë në këtë flluskë propagande, por elita në pushtet – ata që kanë humbur avionët, jahtet e financat e tyre, ata kuptojnë gjithçka”, thotë gazetarja.

Ovsyannikova u bë një ndër emrat më të lakuar në botë Marsin e vitit të kaluar kur u shfaq në një transmetim të drejtpërdrejtë në televizionin shtetëror rus “Channel One” ku ajo punonte në atë kohe me një poster në të cilin shkruhet “Jo luftë, ndal luftës. Mos besoni propagandën, po gënjejnë”.

marina

gazetare Marina Ovsyannikova ukraine
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

A po afrohet paqja në Ukrainë? Moska dhe Parisi nisin bisedimet

12:19 / February 10, 2026

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.