Grupi i mbetur i protestuesve kanë bllokuar rrugën mes Parkut Rinia dhe Ministrisë së Financave. Me thirrjet “turp, turp”, protestuesit i përgjigjen Policisë që u kërkon që të shpërndahen. Ndërkohë, ato i kujtojnë efektivëve të policisë dhunës së 15-vjeçarit i cili u dhunua nga polica pasi theu karantinën.
Teksa u duk sikur situata ishte e qetë, me protestues që ishin ulur në rrugë, ka ndërhyrë policia duke bërë shoqërimin e disa prej tyre. Kjo ka sjellë reagim të qytetarëve, ku nuk kanë munguar tensionet dhe përplasjet me efektivët e policisë.
