Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Protokolli i kuq i masave higjieno-sanitare, këto janë rregullat që duhet të zbatojë çdo call-center

21:02 / April 24, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
callcenter
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Qeveria nxori protokollin e kuq të masave higjieno-sanitare për biznesin call-center në kohën e pandemisë së koronavirusit.

Mes 26 pikave janë matja e temperaturës së punonjësve, me termometër infrared çdo ditë për temperatura me të larta se 37,5 gradë apo të shfaqjes së simptomave të tjera. Mbi këtë temperaturë asnjë nuk duhet të lejohet në subjekt.

Nga ana tjetër, çdo punonjës është i detyruar t’i deklarojë administratorit dhe mjekut të ndërmarrjes nëse ka patur kontakt me persona të cilët rezultojnë apo kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.

Në rast të vajtje-ardhjes në punë me shërbim transporti me autobusë, punonjësit ulen në anësoret e dritareve të autobusit, duke lënë një hapësirë rreshti bosh pas tyre. Subjekti, sipas protokollit të kuq, duhet të sigurojë vazhdimisht dhe me mjetet e tij në çdo moment sapun, letër për pastrimin e duarve, dezinfektantë për pastrimin e sipërfaqeve, si dhe kosha plehrash të mbyllur, të cilët duhen pastruar çdo ditë dhe dezinfektimi i ambienteve të bëhet me shumë se 2 herë në ditë.

Ndërkohë punonjësit nuk duhet të përdorin mjetet apo vendin e punës të kolegëve. Gjithashtu punonjësve u kërkohet që të mbajnë gjatë gjithë orarit të punës dorashkat dhe maskat, ndërkohë që nuk dihet sesa do të ndikojnë këto të fundit në mënyrën e komunikimit mes tyre dhe klientëve.

Një tjetër rregull, që mund të jetë shqetësim për gjetjen e hapësirës, është respektimi i distancës 2 metra.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

OBP hap aplikimet për ekspertë të jashtëm dhe laboratorë të akredituar, afati deri më 1 shtator

20:43 / August 22, 2026

Karakaçi: Shqipëria përmbushi detyrimet në fushën e energjisë!

18:42 / August 21, 2026

Shqipëria përfiton 61 milionë euro nga Plani i Rritjes i BE-së, Karakaçi: Rezultat i reformave në energjetikë

15:37 / August 21, 2026

Verifikim digjital për mallrat e akcizës, Shqipëria me sistem modern të pullave fiskale

11:23 / August 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.