Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Provokoi me reçipetat kuq e zi në Serbi? Flet gruaja që tërboi rrjetet sociale

20:30 / July 1, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
800 0 f50805a4b9651d353effe93ddf4bccf9
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një lajm i shoqëruar me foto ka qarkulluar në portalet shqiptare dhe serbe, ku shfaqet një zonjë e veshur me rroba banje kuq e zi sëbashku me simbolin tonë kombëtar, shqiponjën dykrenare, buzë një lumi në Serbi. Kjo zonjë është Linda Kalemi, e cila sqaroi të vërtetën dhe hodhi dritë mbi prapaskenat e asaj fotografie.

about:blank E gjendur në Serbi për një kompeticion shahu ku djali i saj merr pjesë, Linda tha se dëshironte të bënte plazh për shkak të temperaturave të larta, por nuk ishte përgatitur me bikini me vete. Për këtë arsye veshi reçipetat të cilat u konsideruan më pas si provokim.

“Rastësisht në bagazhin e makinës gjeta një palë rroba banjo që i kam blerë 2 euro në Durrës. Unë as nuk dua t’i vesh ato rroba banjo, por mezi i gjeta në bagazh vetëm pjesën e sipërme. Po xhiroja panoramën që ta postoja. Një person që rastësisht e pashë, po filmonte. Këta persona afrohen dhe më thanë që e duan Shqipërinë, kanë qenë në Sarandë”, tha Linda duke shpjeguar se më pas, me pikërisht këta persona kishte konsumuar një kafe dhe kishin kaluar një kohë të këndshme sëbashku me djalin.

“Këtu janë tepër të kënaqur nga marrëdhëniet shqiptaro-serbe. Unë dje humba rrugën, më shoqëruan e u ndjeva si diplomate. Në plazh kaluam aq mirë, edhe pse unë isha spontanisht me ato rroba banjo, emergjente se nuk i gjeja dot rrobat e banjos.”

Por për Kalemin, më shqetësuese ishin reagimet e portaleve shqiptare, të cilat kishin përdorur etiketime jo të duhura për të dhe i kishin dhënë zë një historie që nuk është e vërtetë sipas saj.

about:blank “Këto fjalët e tjera gjyshja, nona, paçin gojën e mbarë. Se për natë i lutem Zotit, shkoj nëpër kisha e xhamia të bëhem gjyshe. Të më thonin faleminderit gazetat shqiptare, se me këto tipe lajmesh ata hajnë bukë. Është lajm i sajuar.”

tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Mos më prek familjen”, plas keq mes Akilit dhe Adrianit në BBVK 5

22:54 / November 4, 2026

Pasuria e Michael Jackson/ E bija kërkon 600 milionë dollarë, padit përmbaruesin: 17 vite pa financuar fondin për ne fëmijët

22:23 / November 4, 2026

69-vjeçari i zhdukur në Elbasan pronar i banesës ku ndodhi shpërthimi, ekspertët e xhenios në vendngjarje për të ndihmuar ekipet e emergjencës

21:19 / November 4, 2026

Kaja Kallas: Shqipëria ka shënuar progres, detyra është të ruajë ritmin e reformave

20:40 / November 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.