Një zonë në Moskë ku ndodhet ambasada britanike është quajtur Sheshi i Republikës Popullore të Luhanskut, sipas agjencisë ruse të lajmeve Interfax.
Lëvizja vjen pasi rruga ku ndodhet ambasada amerikane u riemërua me emrin e Republikës së vetëshpallur Popullore të Donetskut – një kundërpërgjigje jo dhe aq delikate ndaj kundërshtarëve të Rusisë.
E ashtuquajtura Republika Popullore e Donetskut dhe Republika Popullore e Luhanskut janë zona të Ukrainës të kontrolluara aktualisht nga separatistët pro-rusë.