Kreu i shtetit Ilir Meta nis sot konsultimet me partitë politike për caktimin e datës së zgjedhjeve, ndërkohë që një ditë më parë dekreti i tij për anulimin e tyre u botua dhe në Fletoren Zyrtare.
Burime nga presidenca bëjnë të ditur për tirananews.al se takimet e para do të mbahen sot në orën 19.00 me krerët e partive të Grupimit te Qendres se Djathte. Këto takime nisin fill pas vizitës në Prishtinë të Metës, ku do të marrë pjesë në festimet e 20-vjetorit të çlirimit të Kosovës.