Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në aktivitetin që po mbahet para oborrit të selisë rozë, në kuadër të 31-vjetorit të krijimit të Partisë Socialiste.
Mësohet se është vendosur një perimetër i gjerë sigurie pranë selisë, brenda të cilit nuk mund të hyjnë personat e paftuar apo të paautorizuar.
Të pranishëm janë edhe figura nga Lëvizja Socialiste për Integrim. Festa i është dërguar kryetares, Monika Kryemadhi, por mesa duket ajo e ka deleguar tek deputetja Erisa Xhixho dhe Sekretari i Përgjithshëm i LSI, Endri Braimllari.