Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

PS feston sot 33-vjetorin e themelimit, rrugëtimi me Nanon dhe Ramën

08:41 / June 12, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 3537
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pikërisht më 12 qershor të vitit 1991, një pjesë e anëtarëve të Partisë së Punës vendosi të ndahet nga e kaluara duke rienergjizuar politiken e saj e duke themeluar Partinë Socialiste.

Kryetari i parë ishte Fatos Nanoja dhe partia  qeverisi më pak se një vit deri në 1992-in.

Ish-kryetari Nano u dënua më pas dhe vijoi drejtimin e partisë nga burgu deri në daljen e tij me trazirat sociale të vitit ’97. Ishte qershori i atij viti kur socialistët nen drejtimin e Nanos erdhën në pushtet.

Pas humbjes së zgjedhjeve të vitit 2005, Partia Socialiste doli në opozitë dhe Nanoja dha dorëheqjen nga drejtimi i saj, duke u zëvendësuar nga Edi Rama, që ndonëse në opozitë arriti të fitojë edhe një tjetër mandat në krye të Bashkisë së Tiranës në 2007-ën.

Partia Socialiste rierdhi në pushtet për here të parë nën drejtimin e Ramës në zgjedhjet e vitit 2013. Kjo parti është futur në historinë e pluralizmit politik si e vetmja forcë politike fituese e tri mandateve rresht për të qeverisur Shqipërinë me të njëjtin kryeministër, Ramën.

Muajt e fundit Partia Socialiste nisi edhe procesin e rienergjizimit duke sjellë një rritje të anëtarësisë.

Një tjetër risi e kreut të PS-së është edhe takimi me shqiptarët që jetojnë e punojnë jashtë vendit, i cili filloi në Greqi e më pas në Itali, ndërkohë që ishin zgjedhjet e parakohshme në Britaninë e Madhe dhe Kampionati Europian i Futbollit në Gjermani, arsyet që e detyruan kreun e qeverisë të shtyjë takimet me emigrantët në Londër dhe Dyseldorf. Ato do të zhvillohen në shtator, por u shtohet edhe një takim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Festa për 33-vjetorin e themelimit të Partisë Socialiste do të mbahet në selinë e saj sonte në orën 19:00.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Protestat, reagon PS: Dhuna s’është zgjidhje, Shqipëria e ka paguar shtrenjtë faturën e kaosit në të kaluarën

19:50 / October 14, 2026

Sindikata e Universiteteve në krah të studentëve: Dënojmë dhunën, kërkojmë dialog dhe zgjidhje konkrete

09:53 / October 14, 2026

Rama anulon mbledhjen e zgjeruar të Grupit të PS

09:50 / October 14, 2026

Mbyllja e Kapitullit 20/ Rama ndan momentet kryesore të Konferencës së 10-të Ndërqeveritare Shqipëri-BE

09:35 / October 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.