Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“PS fiton mbi 40 bashki”, Gjiknuri flet për akuzat e Berishës: Është justifikimi i humbjes

18:56 / October 24, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
damian gjiknuri
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri shpreh bindjen se mazhoranca do të fitojë shumicën e bashkive në zgjedhjet e 14 majit. Duke folur për Klan News, Gjiknuri theksoi se PS do të sigurojë mbi 40 bashki. “Une mendoj se Partia Socialiste do të fitojë pjesën më të madhe të bashkive. Mbi 40 bashki Partia Socialiste dhe të tjerat mund të jenë në diskutim”.

Numri dy i socialistëve foli dhe mbi procesin e përzgjedhjes së kandidatëve për zgjedhje. “Të them të drejtën përtej asaj që gjykojnë njerëzit, kryeministri Rama nuk para ndërhyn as në listat e deputetëve, me përjashtime të veccanta kur bëhet fjalë për figura të nivelit kombëtar. Përgjithësisht, është procesi i deleguar në nivel drejtues qarqesh dhe struktura të PS nga poshtë, bazuar në vullnetin e anëtarësisë së partisë”, shtoi ai.
Gjiknuri ka një përgjigje edhe për Sali Berishën lidhur me procesin e zgjedhjeve. “Është këngë e vjetër, e dëgjuar shpesh nga opozita shqiptare, nuk përbën më risi për qytetarët. Është përgatitja e humbjes dhe justifikimi i humbjes”.

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste thekson se aleanca e socialistëve do të jetë me qytetarët dhe me të gjithë grupimet shoqërore. “Ne patjetër kemi partnerë shumë grupime shoqërore, shoqata që kanë ndjerë mirëqeverisjen e PS, në nivele lokale do të shohim për të organizuar një pjesë të faktorëve. Akoma nuk kemi marrë një vendim për koalicionin, do ta diskutojmë këtë ccështje. Jam i bindur që ne do të kemi mbështetjen më të madhe të të gjitha grupimeve që duan mirëqeverisjen e këtij vendi. Çdo gjë është opsion, çdo gjë është e mundur. Le t’ia lëmë procesit në kohën e duhur”, tha Gjiknuri.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Banka Botërore vlerëson ekonominë shqiptare: Papunësia ka regjistruar nivelet më të ulëta historike

13:11 / October 27, 2026

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës vijon investimet në pistë për sezonin 2027

12:34 / October 27, 2026

Çuçi: Dhuna ndaj policisë është e patolerueshme, protestuesit me molotov duhet të ndëshkohen nga ligji

12:31 / October 27, 2026

“Nuk largohem nga detyra”/ Rama për median greke/ Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me molotov

10:07 / October 27, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.