Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

PS mbledh grupin parlamentar, çfarë pritet të ndodhë sot

10:59 / February 2, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 7297
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Partia Socialiste mbledh sot, 2 shkurt, grupin parlamentar. Ky takim vjen një ditë para seancës plenare ku janë përfshirë një sërë projektligjesh, edhe ato për të cilat u kërkua anulimi në seancën e fundit.

“Është një mbledhje e radhës në fakt dhe që vjen një ditë para zhvillimit të seancës plenare ditën e nesërme, ku socialistët do duhet që të japin dakordësinë për një sërë projektligjesh, duke përfshirë edhe disa projektligje për të cilat u anulua në seancën e fundit plenare për shkak se Partia Socialiste kërkonte që të merrte edhe një tjetër konfirmim nga ana e Komisionit Europian, duke qenë se ishin pjesë e grupit të projektligjeve që po ndryshojnë në funksion të procesit të integrimit”.

Nuk dihet nëse do të jetë i pranishëm kryeministri Edi Rama.

Sa i përket seancës plenare ajo do të zhvillohet ditën e nesërme dhe jo të enjten siç ndodh tradicionalisht pasi një pjesë e madhe e ligjvënësve do të udhëtojnë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës për t’iu bashkuar mëngjesit të lutjeve.

Gjithsesi sa i përket politikës, të tjera zhvillime ka sot. Pritet që në orën 13:00 të mblidhet Komisioni i Posaçëm i Reformës Territoriale, ku Partia Socialiste do të vendosë në provë gatishmërinë e opozitës për të bashkëpunuar.

“Që në Konferencën e Kryetarëve, Partia Socialiste kërkoi që të ndryshohej formula e funksionimit të këtyre komisioneve, duke marrë shumicën E anëtarësisë dhe rrjedhimisht duke i dhënë mundësinë vetes për t’i bërë të gjitha ndryshimet e nevojshme pa opozitën. Ndërsa opozita bëri një hap pas duke thënë se nuk ka marrë pjesë në mbledhje për shkak të agjendave paralele dhe mbledhja e ditës së sotme në fakt është për të testuar pikërisht prezencën e opozitës dhe gatishmërinë e tyre për të bashkëpunuar, kështu që do të shohim deri në orën 13:00 për të mësuar në fakt nëse opozita do t’i bashkohet kësaj tryeze dhe të nisë sërish bashkëpunimi”, raportoi gazetarja.

Nga ana tjetër, duhet nënvizuar që Kuvendi e ka vendosur në rendin e ditës për seancën plenare të ditës së nesërme ndryshimin e formulës së funksionimit të komisioneve të posaçme.

Në rast se opozita nuk do të paraqitet ditën e sotme në Komisionin e Reformës Territoriale, atëherë ditën e nesërme Partia Socialiste parashikon që të miratojë ndryshimet që i japin asaj shumicën e anëtarësisë dhe rrjedhimisht mundësinë për t’i zhvilluar vetëm të gjitha ndryshimet që mund të bëhen në vijimësi.

grupin parlamentar mbledh PS
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vetëdorëzohet në policinë e Kavajës kryebashkiaku i Rrogozhinës Edison Memolla

22:24 / February 9, 2026

“Republika e Kosovës mbetet e palëkundur në…”/ Kurti: UÇK ishte bartëse e një lufte të drejtë e mbrojtëse

22:19 / February 9, 2026

Prokurorja kërkoi 45 vite burg për Thaçin dhe liderët e UÇK, Rama reagon për gjyqin në Hagë: Kërkesa, e pakuptueshme dhe tronditëse

20:40 / February 9, 2026

Arseniku në bukë, reagon Kuvendi/ Deputetët kërkojnë analiza shtesë

20:21 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.