Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

PS me Manastirliun për Tiranën, Berisha: PD ka figura, personalitete të shquara

16:58 / September 11, 20253 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Berisha
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryetari i PD-së, Sali Berisha komentoi kandidaturën e PS-së për drejtimin e bashkisë së Tiranës, Ogerta Manastirliu. Berisha tha se Rama kërkon të zhvendosë vëmendjen tek zgjedhjet në bashkinë e Tiranës pasi zgjodhi një kabinet të korruptuar. ”Ne kemi kandidatura, por emrat do dalin mbi bazën e procedurave. PD ka figura, personalitete të shquara për t’iu paraqitur qytetarëve të Tiranës, që mishërojnë më së miri çdo vlerë, përballë një personi që është simbol i zi për Tiranën dhe kombin, që nuk mund të ketë kurrë emër tjetër, veçse korba e covidit”, tha Rama.

Gazetarët: A keni një emër z.Berisha për Bashkinë e Tiranës?

Sali Berisha: Emër… Ne kemi padiskutim kandidatura, por emër tani afër jo. Emrat do të dalin mbi bazën e procedurave.

Gazetarët: A do bëni primare?

Sali Berisha: Se çfarë do bëhet për këtë do vendosë partia. Shikoni ne jemi parti që vendosim në bazë të procedurave.

Gazetarët: A ju ja gjetur të papërgatitur Z.Rama me Ogerta Manastirliun?

Sali Berisha: Mos bëj shaka! Mos me këtë…. Po të vesh re kompozimin, çfarë po përfundon aty? Shiko, mos më fusni të bëj analizë frojdiane, se unë do mbetem gjithnjë në rrafshin politik, se kështu më takon mua. Mua nuk më takon të futem në labirinthe të tjera. Ju gazetarët duhet të futeni në të gjitha këto. Si mund të më gjejë mua të befasuar?

Gazetarët: Z.Berisha a e keni të projektuar në mendje rivalin e znj.Manastirliu?

Sali Berisha: Unë mendoj se Partia Demokratike ka figura, personalitete të shquara për t’i paraqitur qytetarëve të Tiranës që mishërojnë më së miri çdo vlerë përballë një personi që është simbol i zi për Tiranën dhe kombin, që nuk mund të ketë kurrë emër tjetër, përveçse “Korba e Covid-it”.

Gazetarët: Z.Berisha a mund të ishte Ilir Alimehmeti kandidati i PD për Bashkinë e Tiranës?

Sali Berisha: Po tani, a më shkon mua që të avancoj në këtë moment pa një diskutim po vetëm nga mendja ime? Kjo nuk ndodh, por Ilir Alimehmeti është një personalitet i shquar i Partisë Demokratike, i denjë për t’u promovuar për shumë funksione.

Gazetarët: Z.Berisha, emri i kandidates për zgjedhjet e Bashkisë se Tiranës ju ka zënë pak në befasi?

Sali Berisha: Jo, jo. Tani, Ramaduro do të mbulojë me skupe mediatike atë palo kabinet që paraqiti, që është më i dobëti në historinë e këtij vendi. Filloni që nga Lubi Tuneli, pëfundoni te Kumbaro. A e dëgjuat Kumbaron? Gjirokastra, Spanja, Kumbaro. Tani Rama, meqenëse ka paraqitur kabinetin më qesharak, më të dobët dhe më të korruptuar ndonjëherë, sepse të themi të vërtetën ka vjedhur Lefter Koka, por sa ka vjedhur Lubi Balluku, as dy qeveri sëbashku nuk bëhen sa ka vjedhur Rama me Lubinë. Ndaj dhe Rama për të larguar diskutimet nga kabineti, nga Lubia, nga Kumbaro, nga Pirro Vengu, etj etj me rradhë, kërkon tani ta spostojë tek zgjedhjet në Bashkinë e Tiranës, tek Veliaj, tek gjërat e konsumuara. Këto duhet t’i bëjë me të tjerët por jo tek unë. Nuk shkojnë këto me mua. Asnjëherë!

Gazetarët: Mos jeni të vonuar për emrat e kryetarëve të bashkisë?

Sali Berisha: Po si ndodhi vonimi, me orë?

Gazetarët: Cërriku është pa kryetar. Janë tri bashki. Ju e dinit që do kishte zgjedhje në Berat, Tepelenë dhe në Mat. Për këto tre bashki, a keni emra?

Sali Berisha: Kush tha se ne nuk kemi emra? Ne nga balta nuk do t’i nxjerrim.

Berisha PD Tirane zgjedhje
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

35-vjetori i PS në Vlorë/ Rama mbledh socialistët në Sheshin e Flamurit: Investimi 4 miliardë dollarë në Zvërnec do të jetë bekim për gjithë Shqipërinë

20:40 / June 5, 2026

Samiti BE-Ballkani Perëndimor, kryeministri Rama takon homologun holandez

13:24 / June 5, 2026

Protesta për Zvërnecin, Rama: Luftë hibride, pas saj qëndrojnë iranianët

12:40 / June 5, 2026

Rama nga Mali i Zi: BE të mos vonojë integrimin, të kalojë te anëtarësimi gradual

12:38 / June 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.