Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

PS merr 70% të këshilltarëve, Doshi forcë e dytë, Bindja e Patozit nuk bind

21:25 / July 7, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
votime5
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

 Veç drejtimit të 60 bashkive të vendit, Partia Socialiste ka arritur të fitojë 70% të mandateve të këshillave bashkiakë. ACB News ka siguruar të dhënat zyrtare të KQZ për parlamentet lokalë, ku forcë e dytë rezulton partia e Tom Doshit, ndërsa alternativa opozitare, Bindja Demokratike, ka siguruar vetëm 1.5 % të vendeve në këshilla.

60 kryebashkiakët e zgjedhur nën logon e Partisë Socialiste, nuk do të kenë probleme në menaxhimin e pushtetit të tyre lokal, kjo pasi selia rozë ka arritur të sigurojë shumicë dërrmuese të këshillave bashkiakë në cdo bashki të vendit. Sipas të dhënave zyrtare që ABC News ka siguruar , rezulton se Edi Rama ka  fituar 70 % të mandateve lokale.

Në mbarë vendin janë zgjedhur 1619 këshilltarë, nga të cilët 1136 i ka fituar Partia Socialiste. Në dy bashki, në Delvinë dhe Konispol, PS i ka fituar 100 % të karrigeve të këshilltarëve.

Bindja Demokratike nuk ka bindur. Alternativa kryesore opozitare përballë Edi Ramës ka arritur të sigurojë vetëm 24 mandate këshilltarësh, që përbëjnë 1.5 % të totalit.

Nga të dhënat rezulton se Partia e dytë në rang kombëtar, pas sociaslitëve të jetë partia Social Demokrate, që pas tërheqjes së Gjinushit, praktikisht drejtohet nga deputeti Tom Doshi. Kjo parti ka siguruar 81 mandate, ose 5 % të totalit.

Numrin më të lartë të këshilltarëve, kjo parti e ka në Shkodër dhe Vaun e Dejës, zona ku Doshi ushtron dhe influencën e tij më të madhe politike.

Partia e tretë, që ka vetëm 2 mandate më pak se sa partia e Doshit, është Demokracia Sociale e Paskal Milos. Kjo parti ka fituar 79 mandate, ose 4.8 % të totalit, e cila një shtrirje me 1-3 mandate në mbarë vendin.

Me këto shifra PS do ta ketë të lehtë të garantojë shumicën në këshillat bashkiakë, një element i domosdoshëm që kryetarët të mund të kalojnë buxhetet apo projektet e debatueshme.


Bindja Demokratike opozitare
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026

Anglia ndalon shitjen e pijeve energjike për të miturit nën 16 vjeç

20:44 / July 18, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.