Në një kohë që në mediat shqiptare po transmetohet live mbledhja e grupit të PS për zgjedhjen e presidentit të ri, kreu aktual i shtetit Ilir Meta ka postuar foto nga Italia.
Ai ndodhet në një takim me arbëreshët atje.
“Përherë i nderuar nga mikpritja e ngrohtë e Arbëreshëve. I lumtur që ndodhem sot në qytezën e bukur të Civita, ku fryma e atdhedashurisë dhe krenaria për historinë, traditën, kulturën dhe trashëgiminë kombëtare ruhen ende të gjalla si në Motin e Madh të Kryeheroit tonë Gjergj Kastriot Skënderbeut”, shkruan Meta.
