Shqipëria do të ketë Presidentin e ri të vendit brenda datës 24 Maj.
Kreu i grupit parlamentar socalist Taulant Balla tha në konferencën për mediat se raundi i parë i votimit është parashikuar në 10 Maj.
Ndërkohë burime brenda Grupit të PS, bëjnë të ditur se raundi i dytë dhe i tretë kur kërkohen 84 vota për të zgjedhur Presidentin janë parashikuar në 16 dhe 20 Maj. Nëse në tre raundet e para nuk arrihen 3/5 e votave është parashikuar që raundi i katërt ku kërkohen 71 vota është parashikuar të mbahet në 24 Maj.