Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

PS propozoi Bajram Begaj për President, Besnik Mustafaj: Zgjedhje shumë e mirë, përvoja që ka është garanci

20:21 / June 3, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
800 0 629a503d76ed9
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj, ka komentuar në një emision televiziv për kandidaturën e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Bajram Begajt, si kandidat për president të republikës së Shqipërisë, i cili do të votohet ditën e shtunë në orën 18:00.

Mustafaj tha se kjo është një zgjedhje shumë e mirë.

Sipas tij eksperienca ushtarake e zotit Begaj do ta bëjë atë një president të mirë, edhe pse ai do të provohet në këtë detyrë të re.

Pjesë nga biseda:

Xhokaxhi: Zoti Mustafaj, tashmë kemi një kandidat për president, ai është zoti Bajram Begaj, cili është komenti juaj?

Mustafaj: Nuk e njoh personalisht, por mua më vjen mirë, sepse detyra që ka ai, përvoja që ka ai, është një lloj garancie për integritet për Presidentin e Republikës.

Xhokaxhi: Është i vetmi ushtarak në nivele kaq të larta dhe është mjek?

Mustafaj: Ai ka bërë karrierë në ushtri, ka afër 30 vjet që është në ushtri dhe nuk është i pari mjek që arrin në grada kaq të larta. Përvoja në ushtri, e ka bërë karrierën në ushtri në këtë periudhën kur ushtria ka qenë e hapur, e depolitizuar, është për tu besuar se do të jetë një president i mirë.

Xhokaxhi: Është një zgjedhje e mençur kjo e Ramës?

Mustafaj: Mbetet për tu provuar tani Gjeneral Begaj është i përshtatshëm për President, është një mision krejt ndryshe nga ajo që ka bërë deri më sot. Kemi patur dy president që vinin nga ushtria Moisiun dhe Nishanin, të dy janë përvoja pozitive.

Xhokaxhi: Gjatë gjithë këtyre ditëve edhe pse pati një hermetizim në PS për emrat, sërish dolën disa emra, u duk sikur Rama luajti me efektin surprizë?

Mustafaj: Sigurisht që ka luajtur, është një zgjedhje e Ramës, ai ka surprizuar edhe kryesinë e tij.

Xhokaxhi: Si shihet në sytë e opinionit?

Mustafaj: Publiku do të presë ta shohë në detyrë, unë jam i bindur, duke i bërë një paralajmërim, unë do të thosha që detyrën po e merr në një moment të vështirë për Shqipërinë. Nuk mund të jetë ndryshe përveçse përballë me Edi Ramën, duke iu përmbajtur Kushtetutën. Rama ka deklaruar publikisht që nuk e ka lexuar Kushtetutën, dhe presidenti do të gjendet përballë këtij kryeministri që nuk e ka lexuar Kushtetutën.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ngjela: PD s’vjen dot në pushtet me Berishën

19:39 / October 9, 2026

Anëtarësimi në BE/ Vendet anëtare japin dritën jeshile për mbylljen e Kapitullit 20, Rama: Forcohet perspektiva e Shqipërisë për investime, inovacion dhe punësim

19:20 / October 9, 2026

Qira me të drejtë blerje dhe kredi me 0% interes, skema e re e strehimit, kategoritë që përfitojnë

11:57 / October 9, 2026

Bordi i Transparencës ul me 4 lekë çmimin e naftës, rrit me 1 lek benzinën

11:16 / October 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.