Gjate vizites ne Fier, kryeministri Edi Rama ka folur edhe per kandidatin qe PS-ja do te kete per zgjedhjet e ardhshme lokale te 30 qershorit
Rama rikonfirmoi Armando Subashin si kandidat për një mandat të dytë në bashkinë e Fierit, në zgjedhjet lokale të 30 qershorit.
Duke folur për projektin “100 fshatrat”, kryeministri tha se sheshet e fshatrave, janë potencial i rëndësishëm zhvillimi.
“Patjetër që edhe ajo u tha nga kryetari i bashkisë si nevojë strategjike e zhvillimit të zonës, dalja në det, është në vëmendjen tonë dhe do të jetë një nga projektet që do të zhvillojmë së bashku gjatë mandatit të dytë të kryetarit të bashkisë. Investimet në ujësjellës, vaditje, kanalizime, arsim në këtë zonë.
Kemi identifikuar si potencial të rëndësishëm për zhvillimin e këtyre fshatrave, sheshet e këtyre fshatrave, jo vetëm për ata që jetojnë këtu, por edhe ata që do të vijnë këtu për të pirë një kafe apo gotë raki. Kur duan të qëndrojnë ku? Këtë duhet ta zgjidhim. Qeveria dhe programi ‘100 fshatrave’ ka fonde grant për bujtina”, tha Rama.