Partia Socialiste e Shqipërisë zhvillon sot zgjedhjet për delegatët e kongresit sipas parimit një anëtar, një votë. 103 056 anëtarë të PS në të gjithë vendin do të zgjedhin mes 1 496 kandidaturave, 706 delegatët e Kongresit.
Në të gjithë vendin do të jenë 362 qendra votimi dhe 362 komisione që do të menaxhojnë procesin për zgjedhjet e delegatëve të PS. Risia e këtij procesi është edhe votimi elektronik që do të testohet për herë të parë me zgjedhësit e njësisë numër 8 në Tiranë.
Në këtë ditë të rëndësishme për Partinë Socialiste, një vëmendje e posaçme i është kushtuar çështjes së barazisë gjinore, ku 698 kandidate ose 47% e totalit, janë gra. Sipas strukturave të PS, janë marrë të gjitha masat organizative për realizimin me sukses të një procesi demokratik, transparent dhe me standarde.