Policia e Korçës ka nisur zbatimin e një vendimi të Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në kuadër të një hetimi për krime zgjedhore që përfshin katër subjekte politike me shtrirje në të gjithë vendin.
Burime konfidenciale bëjnë me dije se aktualisht, hetimi përqendrohet te një subjekt politik në qytetin e Korçës, të cilët dyshohet të kenë qenë të përfshirë në shitblerje votash gjatë zgjedhjeve të fundit. Policia ka nisur kontrolle në banesat e personave të dyshuar dhe ka sekuestruar disa mjete dhe aparate celularë që mund të përmbajnë prova të rëndësishme për hetimin.
Sipas të njëjtave burime, subjekti politik që po hetohet është Partia Socialdemokrate, e cila mori pjesë në zgjedhjet e 11 Majit. Hetimet janë ende në vazhdim dhe pritet të sjellin zhvillime të tjera në lidhje me këtë çështje.