TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Të fundit

Rihanna ka neps vetëm për një ushqim gjatë shtatzënisë së saj të dytë

00:00 / March 31, 2023

Në Berat paralajmërohet shtrenjtimi i bukës! Shoqata: Për të mbajtur punëtorët pagat janë rritur 80%

23:48 / March 30, 2023

Shokohet Argjentina, kampioni i botës akuzohet për ngacmim seksual

23:38 / March 30, 2023

Rrëmbimi i fëmijëve ukrainas nga Rusia, OSBE do të nisë hetimet

23:26 / March 30, 2023

Roza Lati rikthen në vëmendje debatin me Bieta Sulon, moderatorja ironizon hapur: Le të më ftojë në emision dhe…

23:21 / March 30, 2023
Facebook Twitter Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Twitter Instagram
TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Abonohu
TiranaNewsTiranaNews
OPED

Pse Berisha po e degradon “kauzën Charles McGonigal”?

20:51 / January 30, 20234 Min Lexim
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Shpërndaje
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Nga Mero Baze

Skandali që ka shkaktuar në SHBA historia e Charles McGonigal, ish- zyrtarit të lartë të FBI, po vazhdon të ndiqet me vëmendje nga shtypi amerikan për shkak të peshës që ka infiltrimi rus në institucionet amerikane, por dhe për mundësinë e përfshirjes së tij në një konflikt interesi dhe të ardhura të padeklaruara nga Shqipëria.

Natyrisht që interesi kryesor i opinionit publik në SHBA mbetet infiltrimi i mundshëm rus, por dhe historia me Shqipërinë ka një llojë peshe përsa i takon konfliktit të interesit dhe mos deklarimit të të ardhurave.

Akoma më shumë kjo çështje ka peshë politike në Shqipëri. Së paku Lulzim Basha u ndje i lehtësuar që ka pasur një vëmendje për ta përndjekur atë, për shkak të skandalit me financimet ruse.

Kryeministri Edi Rama po ashtu nuk është se ndjehet i lumtur kur perceptohet se ai i ka bërë ndere një kompanie nafte për shkak të një lobisti amerikan, dhe i ka krijuar atij mundësi ndoshta të shpërblehet prej tyre.

Edhe pse ai nuk ka një telash ligjor në këtë histori, e ka një problem me perceptimin e publikut si një dallaver shqiptar. Dhe këtë, opozita është në drejtën e saj ta për përdorur.

Por ajo që bie në sy në gjithë këtë histori është zelli i Sali Berishës për ta degraduar këtë fat që i ra nga qielli opozitës. Në fillim e stërmadhoi sa gati dukej sikur Putini i kishte dhënë para Charles McGonigal për të ndëshkuar Sali Berishën në Shqipëri.

Pasi doli që Berisha nuk figuronte askund në asnjë histori lobimi kundër tij nga Edi Rama, e vazhdoi fantazinë me arrestimin e mundshëm të Edi Ramës, pastaj me rrëmbim në një ishull.

Nuk ndali këtu, po ju turr ambasadores Yuri Kim se ka ngrënë dreka e darka me Charles McGonigal dhe Edi Ramën dhe duhet të hetohet nga FBI, ndërkohë që ambasadorja ka ardhur në Shqipëri më 2020, ndërsa Charles McGonigal ka qenë për herë të fundit më 2018.

Akoma më shumë nuk i del e keqja me Lulzim Bashën, që edhe pse del i persekutuar nga kjo dosje, nuk reagon, por hesht. Të gjitha këto së bashku duket se e kanë mërzitur më shumë se sa ta gëzonin, dhe e kanë çmendur më shumë se sa ta qetësonin, ndaj po e degradon gjithë këtë çështje në meme dhe barsoleta.

Arsyeja është se kjo histori, e cila nuk është pozitive për qeverinë dhe kryeministrin Rama, për të është një dramë e dhimbshme, pasi përveçse nuk rezulton të jetë i përndjekur nga Rama, nuk ka kë mbron në këtë histori.

Të mbrojë Lulzim Bashën, i bien gjithë shpifjet që ka thënë për të prej një viti e gjysmë, për paratë ruse dhe bashkëpunimin me Edi Ramën.

Skandali dëshmon se Edi Rama e ka trajtuar atë si kundërshtar serioz dhe është investuar ta hetojë çështjen e parave ruse. Siç do bënte çdo kundërshtar.

Të mbrojë SHBA nuk i ka lezet, se e ka shpallur ”non grata” familjarisht, duke ja stampuar në ballë atij, gruas, vajzës, dhe djalit vulën e hajdutit shqiptar. Dhe bën sikur i kërkon llogari SHBA-së, pse nuk zgjeron hetimet, duke i treguar një listë dëshirash që ai ka për jetën që i ka mbetur.

Të mbroj Ambasadën, që në atë kohë nuk rezulton të ketë shoqëruar Charles McGonigal në takime, nuk e bën dot, dhe shpik të kundërtën, sikur Yuri Kim e ka shoqëruar në takime, edhe pse ka ardhur dy vite më vonë në Shqipëri e ndoshta se njeh fare këtë ish- zyrtar.

Dhe për ironi të fatit, të vetmin që mbron me gjithë këtë sjellje është Edi Rama, i cili argëtohet me përrallat e tij për rrëmbim në një ishull dhe marrje në pyetje, duke gjerbur kafen e parë pas gripit të keq që kaloi, e që duket se e ka marrë veten, jo vetëm edhe prej “penicilinës” të “engjëllit mbrojtës, Sali Berisha.

Berisha degradon Mero Baze
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

SONDAZHI/ Erion Veliaj thellon fitoren në Tiranë, merr mbështetjen e 54% të qytetarëve

23:01 / March 30, 2023

Sondazhi/ Sa besim keni tek Rama? 57.2% e shqiptarëve e besojnë kreun e qeverisë

22:39 / March 30, 2023

Përse Berishën nuk e ndihmojnë dot këta që po tërheq nga gara

22:13 / March 30, 2023

Veliaj: Piramida, projekti im i preferuar! Është simbol i hapjes dhe i transformimit

21:59 / March 30, 2023
Shto koment

Lini një koment Cancel Reply

Posta Shqiptare
Tirana News
LABRISA - Boutique Hotel
Tirana News Tirana News
GLOBAL SECURITY
Raporto Tani
Kryesoret

SONDAZHI/ Erion Veliaj thellon fitoren në Tiranë, merr mbështetjen e 54% të qytetarëve

23:01 / March 30, 2023

Sondazhi/ Sa besim keni tek Rama? 57.2% e shqiptarëve e besojnë kreun e qeverisë

22:39 / March 30, 2023

U akuzua se është dënuar në Greqi, reagon menjëherë kryebashkiaku i PS

22:05 / March 30, 2023

Bastet online, Fidel Ylli: Paratë e mbledhura nuk do të futen në buxhetin e shtetit

21:42 / March 30, 2023
Raporto Tani
Te fundit

Rihanna ka neps vetëm për një ushqim gjatë shtatzënisë së saj të dytë

00:00 / March 31, 2023

Në Berat paralajmërohet shtrenjtimi i bukës! Shoqata: Për të mbajtur punëtorët pagat janë rritur 80%

23:48 / March 30, 2023

Shokohet Argjentina, kampioni i botës akuzohet për ngacmim seksual

23:38 / March 30, 2023
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube

Tirananews.al do të përçojë nga ju dhe për ju Shqipërinë, të djeshmen dhe të sotmen e saj. Lajme të paanshme, analiza të thelluara dhe argëtim i larmishëm

Facebook Twitter Instagram Pinterest YouTube

Abonohu për më të fundit

Merni lajmet e fundit nga TiranaNews

© 2023 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.