Një studim i fundit tregon se mosha jonë biologjike nuk përkon domosdoshmërisht me moshën tonë kronologjike. Në këtë hulumtim morën pjesë 1000 burra dhe gra të lindur nga prilli 1972 deri në mars 1973.
Kjo do të thotë, ne ndryshojmë nga njëri-tjetri në shkallën me të cilën rritemi. Nëse dukemi më të vjetër se mosha jonë, kjo ndoshta reflektohet në gjendjen e trupit tonë.
Për të arritur në përfundimin e mësipërm, ekspertët morën në shqyrtim 18 biomarkera, si presioni i gjakut, funksioni i organeve, shëndeti i dhëmbëve, kolesteroli dhe metabolizmi. Për shumicën e subjekteve, mosha e tyre biologjike (pra mosha e organizmit të tyre) ishte afër moshës së tyre kronologjike. Por për disa këto të dyja ishin shumë larg njëri-tjetrit.
Ata që ishin biologjikisht më të vjetër se mosha e tyre, si burra ashtu edhe gra, shënuan gjithashtu rezultate më të ulëta në testet e aftësive të tilla si koordinimi motorik, ekuilibri dhe qartësia mendore. Disa prej tyre kishin vështirësi edhe në aktivitete të thjeshta fizike si ngjitja e shkallëve.