I pyetur se përse do të bëhesh president, andidati i vetëshpallur për president, Sazan Guri tha se do të kishte më shumë pushtet për zgjidhjen e shumë çështjeve madhore, ku përfshihet dhe ajo e kufijve.
Për çfarë do të bëhesh president ti?
Guri: Sepse pushteti nga vetë fjala, krah, ka krahë, se sa më poshtë të jem aq lodhemi dhe arrijmë pak, ndërkohë duke qenë në një pozicion më të lartë, duke pas integritetin do bëj shumë.
Guri: Do bëj mbrojtjen e kufijve të detit që kam doktrinë historike.
Guri: Një president ku i anashkalohet shkuarja në Hagë vetëm me një kërkesë të njërës palë, me doktrinën juridike, me konsultim me 40 gjeneralë, me doktrinën e naftës, me doktrinën historike, pra me këtë lloj qasjeje, aktivizim të historianëve, intelektualëve, do i them kryeministrit me pambuk që do bëhen këto hapa.