Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

“Pse e reklamon trupin me rrobabanjo?”, Fiori Dardha nuk ia përton komentuesit

17:27 / August 8, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Fiore
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Me mbylljen e sezonit televiziv, Fiori Dardha së bashku me familjen e saj është larguar për disa ditë pushime në jug të vendit. Duke qenë se këto ditë nuk ka qenë e angazhuar me punë, moderatorja ka qenë më aktive në rrjete sociale duke ndarë me ndjekësit momente të ndryshme nga pushimet. Së fundmi ajo ka realizuar dhe një intervistë në ‘Instagram’ ku të gjithë ishin të lirë ta pyesnin për çdo gjë. Përveç kurioziteteve nuk kanë munguar as pyetjet pa vend, të cilave Fiori ka ditur t’ju përgjigjet në mënyrën më të mirë. Dikush prej tyre e ka pyetur: “Pse e reklamon trupin me rrobabanjo. Të gjithë vemi dhe nuk hedhim foto”. Dardha nuk e ka anashkaluar pyetjen dhe me përgjigjen e saj i ka mbyllur gojën kujtdo që mendon se publikimi i fotove nga plazhi është veprim i gabuar.

“Po ta kthej pyetjen me pyetje: ‘Po ti pse nuk publikon foto me rrobabanjo? Shumica shkon dhe poston foto të tilla…’ Me siguri ti do më përgjigjesh se nuk të pëlqen! Unë po të përgjigjem: …se më pëlqen! …se kam jetën time! …se kam qejfin tim!”, është përgjigjur Fiori. Pavarësisht se vera është koha e duhur për të nxjerrë pak më shumë lëkurë, duket se ndjekësit e personazheve të njohur shqiptarë nuk janë mësuar ende me këtë ide. Pas përfundimit të pushimeve Fiori Dardha pritet që të rikthehet sërish në “RTV Ora” për drejtimin e emisionit investigativ “Boom”. 


Fiore 2

Fiori Dardha tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Jonida Maliqi flet hapur për lidhjen me Alessio Alian: “Më kthen fëmijën që kam brenda, nuk kam turp të them se e dua”

20:58 / September 22, 2026

Xheneta Fetahu përfshihet në ak*ident në Tiranë, publikon pamjet e makinës së dëmtuar

22:43 / September 21, 2026

Victoria Beckham rrit shitjet pas dokumentarit, por marka e modës ende përballet me humbje

15:21 / September 20, 2026

Pas polemikave, Princ Harry zbulon lajmin e fundit për Archie dhe Lilibet

20:18 / September 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.