Ish-ministri Sandër Lleshaj ka folur rreth arsyeve të largimit të të rinjve nga Shqipëria.
“Shqiptarët po ikin për shumë arsye. Nga arsimi, tek mungesa e një sgurie për të ardhmen, po edhe tokat. Ne nuk kemi zgjidhur akoma çështjen e tokës. Unë tokën e gjyshërve të mi nuk e kam marrë akoma. Nuk e prek njëri se ne falë zotit kemi kod. Por me letra nuk e kam. Kësaj i shtohet retorika politike, ajo që të ndervozon. Krimi, krimi, krimi. Ne po çojmë të rinjtë kot. I çojnë fëmijët dhe i lëjnë në Paris, duke harruar se po marrin në qafë prindërit e tij. Ikin me idenë se do gjejnë parajsën, nuk ka parajsë në këtë tokë. Janë shumë të lehtë për t’u kthyer në kontigjentë krimi. Protesta e opozitës? Britanikët nuk rizgjodhën Churchill kur sapo kishte fituar luftën, ne i shkojmë mbrapa akoma një personi pas 30 viteve. Protesta është thjesht një shenjë mjerimi e jona si komb. Protestat nuk janë gjithmonë demokratike. Ka 100 mënyra për të treguar fytyrën e një regjimi. Një festë nuk prishet. Ty të vijnë për herë të parë liderët e 27 vendeve të Europës. Protesta duhet të lejohet të bëhet, por secili nxjerr pastaj konkluzionet e veta,” tha Sandër Lleshaj.