Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Pse infermierët u infektuan të parët? Ja çfarë thotë shoqata e tyre: Mungojnë…

12:02 / July 14, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
infermierja rusi 1024x576 1 696x392 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Përhapja e koronavirusit mes bluzave të bardha ka sjellë dhe akuza ndaj tyre lidhur me përgatitjen për tu përballur me virusin dhe marrjen e masave.

Për këtë ka reaguar edhe Shoqata e Infermierëve e cila thotë se mungojnë maskat profesionale.

Por sipas Shoqatës së Infermierëve, infektimi i personelit infermieror ka ardhur për disa arsye dhe përgjegjësinë duhet të mbajnë jo profesionistët e shëndetit, por qeveria. Infermierët, vë në dukje në reagimin publik shoqata, u infektuan sepse nuk ishin siguruar materialet e nevojshme për mbrojtjen e personelit shëndetësor, nuk u trajnuan se si duhet të shërbenin, por edhe për shkak të mungesës së kushteve higjieno-sanitare në spital.

“Shoqata e Infermierëve të Shqipërisë shpreh keqardhje ndaj deklaratave të bëra në drejtim të personelit shëndetësor e sidomos ndaj infermierëve, duke i fajësuar për rastet e shtuara nga bluzat e bardha të prekur me COVID-19. Në dijeninë tonë, që në hapat e para kur u identifikuan të prekurit e parë me COVID, ishin pikërisht infermierët, të cilët, si në çdo rast janë kontakti i parë me pacientin, që jo vetëm shërbyen me sakrificë, por u infektuan dhe a e dini pse?

Sepse nuk ishin marrë masa për këtë pandemi që kur u ngrit alarmi për përhapjen e këtij virusi; sepse nuk ishin siguruar materialet e nevojshme për mbrojtjen e personelit shëndetësor; sepse nuk ishte trajnuar se si duhet të shërbenin e njëkohësisht si të mbroheshin ndërsa shërbenin; sepse nuk ka kapacitet mjaftueshëm për këta të sëmurë dhe nuk ka higjienë spitalore të përshtatshme as për këta të sëmurë e as për personelin shëndetësor”, thuhet në reagimin e shoqatës.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Falsifikonin dokumente europiane për t’i shitur, pranga dy të rinjve në Tiranë! Sekuestrohen shuma parash

12:02 / November 11, 2026

Rinas/ Kontrolle në kufi, arrestohen dy persona në kërkim

11:05 / November 11, 2026

Aksident në aksin drejt Tunelit të Krrabës, plagosen nënë e bir

10:30 / November 11, 2026

Ekzekutohet shqiptari 39-vjeçar në Spanjë, u qëllua për vdekje në tarracën e lokalit

20:01 / November 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.