Irani nisi një sulm të paprecedentë kundër Izraelit të shtunën, si kundërpërgjigje për sulmin vrastar të kryer nga Izraeli në konsullatën iraniane në Damask. Izraeli nuk e ka pranuar përgjegjësinë për sulmin, por besohet gjerësisht se është autor i tij. Kjo është hera e parë që Irani ka sulmuar territorin izraelit në mënyrë të drejtpërdrejtë. Izraeli dhe Irani janë përfshirë në një luftë të fshehtë, duke sulmuar asetet e njëri-tjetrit, por pa pranuar përgjegjësinë për sulmet. Këto sulme u rritën ndjeshëm gjatë luftës në Gaza, të nisur pas sulmit të Hamasit mbi disa qytete izraelite tetorin e kaluar.
Pse janë armiq Izraeli dhe Irani?
Të dyja shtetet ishin aleate para revolucionit islamik të vitit 1979 në Iran, që solli në pushtet një regjim që përdori kundërshtimin ndaj Iranit si pjesë kyçe të ideologjisë së tij. Irani nuk e njeh të drejtën e Izraelit për të ekzistuar dhe kërkon zhdukjen e tij. Lideri Suprem i vendit, Ajatollah Ali Khamenei, e ka quajtur më parë Izraelin “një tumor kancerogjen” që “pa dyshim do të shkatërrohet”.
Izraeli beson se Irani përbën kërcënim jetik për ekzistencën e shtetit, bazuar mbi retorikën e Teheranit, fuqizimin e forcave të armatosura paraushtarake që janë betuar për shkatërrimin e Izraelit, sponsorizonim dhe armatosjen e grupeve palestineze, përfshi Hamasin dhe grupimit libanez shia, Hezbollah. Gjithashtu, Izraeli beson se Irani po kërkon të ndërtojë armë bërthamore, edhe pse Irani e mohon një gjë të tillë.
Irani tha të shtunën se bombardimi i Izraelit ishte si kundërpërgjigje për sulmin ajror më 1 prill në një godinë të konsullatës iraniane në Damask, ku mbetën të vrarë disa komandantë iranianë. Irani fajëson Izraelin për këtë sulm, që e konsideron si shkelje të sovranitetit të saj. Izraeli nuk ka pranuar autorësinë, por besohet gjerësisht se qëndron pas atij operacioni.
Nga sulmi mbetën të vrarë 13 persona, mes tyre edhe Gjeneral Brigade Mohammad Reza Zahedi, një komandat i rëndësishëm në Forcat Quds, dega e jashtme e Gardës Republikane të Iranit. Ai konsiderohej si personazh kyç në armatimin e Hezoballhut.
Kush janë aleatët e Iranit?
Irani ka ngritur një rrjet vendesh aleate dhe forcash ushtarake në shërbim të vet në Lindjen e Mesme, të cilët i quan “aksi i rezistencës” që sfidon interesat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Izraelit në rajon. Siria është aleati më i rëndësishëm i Iranit. Bashkë me Rusinë, Tehererani ka ndihmuar qeverinë siriane të Bashar al-Assad-it t’i mbijetojë luftës civile që zgjati mbi një dekadë.
Hezbollah në Liban është grupimi më i fuqishëm i armatosur që mbështetet nga Irani. Ka shkëmbyer zjarr me Iranin thuajse çdo ditë që prej nisjes së luftimeve mes Izraelit dhe Hamasit. Dhjetëra mijëra civilë nga të dyja anët e kufirit janë detyruar të largohen nga shtëpitë.
Çfarë ndodh në rajon?
Irani mbështet disa grupime militante në Irak që kanë sulmuar bazat amerikane në Irak, Siri dhe Jordani me raketa. Shtetet e Bashkuara u kundërpërgjigjën pasi 3 ushtarë amerikanë mbetën të vrarë në Jordani.
Në Jemen, Irani mbështet lëvizjen Houthi, që kontrollon zonat më të populluara të vendit. Për të dëshmuar mbështetjen ndaj Hamsit në Gaza, Houthit kanë lëshuar raketa dhe dronë kundër Izraelit dhe gjithashtu kanë sulmuar anijet tregtare pranë brigjeve të Jemenit, duke fundosur të paktën një. Si kundërpërgjigje, Shtetet e Bashkuara dhe Mbretëria e Bashkuar kanë sulmuar Houthit.
Irani u siguron armë dhe stërvitje grupeve të armatosura palestineze, përfshi Hamasin, që realizoi sulmin e 7 tetorit të kaluar, duke shkaktuar edhe nisjen e luftës në Gaza. Irani mohon të ketë rol në këtë sulm.
Si krahasohen kapacitetet ushtarake të ushtrisë iraniane me atë izraelite?
Irani është gjeografikisht një shtet shumë më i madh se Izraeli, me një popullsi prej 90 milionë banorësh, gati 10-fshi më shumë se Izraeli. Por kjo nuk përkthehet domosdoshmërish në fuqi më të madhe ushtarake. Irani ka investuar ndjeshëm në ndërtimin e raketave dhe dronëve. Ka një arsenal të konsiderueshëm për vete, por gjithashtu furnizon edhe aleatët e vet, Houthit dhe Hezbollahun.