TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Të fundit

Pronarët e mjeteve ujore priten nga Gledis Nano: Na premtoi se çështja zgjidhet brenda tre ditëve

12:59 / August 9, 2022

Bordi i Transparencë ul me 4 lekë naftën, por rrit me 1 lekë benzinën! Gazi nuk ndryshon

12:41 / August 9, 2022

Ish-sulmuesi i Partizanit transferohet në Ukrainë

12:33 / August 9, 2022

Partia e Lirisë nxjerr fakte të reja: Rama ka lënë peng pronat publike për llogari të inceneratorëve

12:22 / August 9, 2022

Rezultatet zhgënjyese, Partizani shkarkon trajnerin Dritan Mehmeti

12:12 / August 9, 2022
Facebook Twitter Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Twitter Instagram
TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Abonohu
TiranaNewsTiranaNews
OPED

Pse ka rëndësi “non grata” e Britanisë së Madhe për Sali Berishën

22:00 / July 21, 20223 Min Lexim
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Shpërndaje
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Nga Mero Baze

Britania e Madhe ka vendosur zyrtarisht të adaptojë listën dhe praktikat e SHBA për personat e përfshirë në korrupsion madhor dhe zyrtarët e lart që minojnë demokracinë në vendet e Ballkanit perëndimor. Qëndrimi zyrtar i Britanisë së Madhe është bërë publik, ndërsa në kanale diplomatike janë përcjellë dhe emrat e personazheve që përfshihen në këtë listë, të cilat sipas praktikës së këtij vendi nuk bëhen publik.

Sali Berisha dhe familjarët e tij janë pjesë e kësaj liste. Më ditët në vijim ndoshta diplomatët britanik në disa vende të Ballkanit Perëndimor mund të bëjnë shpjegime të adresuara qartë për kategorinë e njerëzve që prekin këto sanksione.

Vendimi i Britanisë së Madhe ka shumë rëndësi për Shqipërinë dhe Bosnjën, pasi vetëm në këto dy vende, personat e dizajnuar nga Departamenti i Shtetit e kanë kthyer në betejë kundër perëndimit përfshirjen në këtë listë. Ata janë Sali Berisha dhe lideri i serbëve të Bosnjës Milorad Dodik, i cili në fakt ngjan si i dërguari i Putinit në Ballkan.

Ngushtimi i lakut për udhëheqësit e korruptuar të Ballkanit nga SHBA tanimë dhe nga Britania e madhe dhe shumë shpejt nga gjithë vendet e Bashkimit Evropian pasi Komiteti për Marrëdhënie me Jashtë ka rekomanduar që BE të shikoj adoptimin e praktikave të SHBA për liderët e korruptuar të Ballkanit perëndimor.

Nga ana tjetër ky vendim zhbën gjithë gënjeshtrat dhe alibit qesharake që Sali Berisha ka shpikur për trushpëlarët vet gjatë këtij viti në përpjekje për të relativizuar ndëshkimin nga SHBA.

Kryegënjeshtra e tij, që vendimi në SHBA është ndikuar nga Xhorxh Sorosi, tani bëhet qesharake, pasi Soros është njeriu ndoshta me më pak ndikim në Londër, ndërkohë që qeveria britanike është një qeveri konservatore e djathtë. Kjo është një goditje dyfish pasi zhbën dhe gënjeshtrën tjetër të Sali Berishës që këtë vendim e kanë ndikuar administrata e majtë e SHBA. Tani ai ka një vendim të ngjashëm nga një shtet që qeveriset nga një qeveri e djathtë armike me Xhorxh Sorosin.

Por mbi të gjitha vendimi ka rëndësi për Sali Berishën dhe familjarët e tij, pasi po i ndëshkon ata, ndërkohë që kanë marrë flamurin e sfiduesve të perëndimit në Shqipëri.

Partia Demokratike e cila tani është një ngrehinë e shkatërruar politike, të cilën po e merr zvarrë Sali Berisha për hallet e veta, përfaqëson sot lëvizjen e vetme izolacioniste në Evropë, e cila po vetizolohet nga Evropa për shkak se mes perëndimit dhe udhëheqësit të saj, zgjedh këtë të fundit.

Një histori të ngjashme Shqipëria e ka pasur nën diktaturë, kur nën udhëheqjen e Enver Hoxhës shqiptarët ngjanin si skllevër antiperëndimor, por e vërteta ishte se ata ishin të gjunjëzuar nga diktatura, por nuk ishin antiperëndimor. Në një vend të lirë një parti që gjunjëzohet nga një udhëheqës i korruptuar, minues i demokracisë dhe shantazhues i sistemit të drejtësisë,  i izoluar nga perëndimi, është shenjë primtivizmi dhe regresi, që turpëron jo vetëm përkatësinë e saj politike, por dhe Shqipërinë.

Sali Berisha dhe familjarët e tij do të vazhdojnë të jenë përditë e më të izoluar, përditë e më të papërfillur dhe mbi të gjitha përditë e më shumë të shënjestruar si njerëz që po krijojnë frymën antiperëndimore në Shqipëri. Kjo jo vetëm është një diagnozë që e mban atë parti larg pushtetit, për të mirën e Shqipërisë, por nga ana tjetër është një diagnozë që tregon kalbjen e një partie dhe zhbërjen e saj, duke pranuar të flijohet në varrë bashkë me Faraonin e vet.

Pushofshi të qetë në varrin e Faronit tuaj dhe pafshi ëndërra të bukura me pushtet në atë botë.

britania sb Mero Baze non grata
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

Partia e Lirisë nxjerr fakte të reja: Rama ka lënë peng pronat publike për llogari të inceneratorëve

12:22 / August 9, 2022

Mbi 32 mijë qytetarë janë pajisur me lejen e re të qarkullimit, Rama: Më pak kosto për qytetarët

12:05 / August 9, 2022

Artan Fuga: Rruga “turistike” Tiranë-Ndroq, sikur ta ketë bombarduar Putini

11:54 / August 9, 2022

Pronarët e mjeteve ujore dalin në protestë para Drejtorisë së Policisë: Po na dëmtojnë bizneset

10:45 / August 9, 2022
Shto koment

Lini një koment Cancel Reply

Raporto Tani
Kryesoret

Pronarët e mjeteve ujore priten nga Gledis Nano: Na premtoi se çështja zgjidhet brenda tre ditëve

12:59 / August 9, 2022

Bordi i Transparencë ul me 4 lekë naftën, por rrit me 1 lekë benzinën! Gazi nuk ndryshon

12:41 / August 9, 2022

Partia e Lirisë nxjerr fakte të reja: Rama ka lënë peng pronat publike për llogari të inceneratorëve

12:22 / August 9, 2022

Artan Fuga: Rruga “turistike” Tiranë-Ndroq, sikur ta ketë bombarduar Putini

11:54 / August 9, 2022
Te fundit

Pronarët e mjeteve ujore priten nga Gledis Nano: Na premtoi se çështja zgjidhet brenda tre ditëve

12:59 / August 9, 2022

Bordi i Transparencë ul me 4 lekë naftën, por rrit me 1 lekë benzinën! Gazi nuk ndryshon

12:41 / August 9, 2022

Ish-sulmuesi i Partizanit transferohet në Ukrainë

12:33 / August 9, 2022

Abonohu për më të fundit

Merni lajmet e fundit nga TiranaNews

Marketing
Tirana News
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube

Tirananews.al do të përçojë nga ju dhe për ju Shqipërinë, të djeshmen dhe të sotmen e saj. Lajme të paanshme, analiza të thelluara dhe argëtim i larmishëm

Facebook Twitter Instagram Pinterest YouTube

Abonohu për më të fundit

Merni lajmet e fundit nga TiranaNews

© 2022 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.