Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Futboll

Pse lojtarët e mëdhenj humbasin penalltitë?

23:59 / July 7, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
zaza 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Humbja e një finaleje apo e një ndeshjeje të rëndësishme për shkak të një penalltie është shumë e vështirë për t’u kapërdirë. Megjithatë ne e dimë: futbollisti që dështoi ta realizonte penalltinë, u zgjodh pikërisht sepse zakonisht shënon shumë gola.

Por çfarë ndodhi me të kur e humbi penaltinë? Shumë presion, justifikohen vetë lojtarët.

Por tani një studim i ri shpjegon diçka më shumë: mekanizmi i trurit që rregullon aftësinë motorike mund të bllokohet përballë mundësisë së një shpërblimi shumë të rëndësishëm (për shembull, fitimi i titullit që është në lojë).

Në fakt, sipas këtij studimi të publikuar në “New Scientist”, sistemi ynë i programimit motorik na ndihmon gjithmonë që të kryejmë lëvizjen më të mirë të mundshme në funksion të një shpërblimi. Por nëse pritshmëria është shumë e lartë, ndodh pikërisht e kundërta: lëvizja që duhet të kryhet bëhet e vështirë dhe kryhet keq (dhe nga këtu buron edhe penaltia e gabuar).

Studimi në fjalë u krye nga disa studiues të Universitetit Karnexhi Melon në Pensilvani, të cilët që në vitin 2001, kishin vënë re se disa majmunë makakë të stërvitur për të kryer një detyrë të vështirë në këmbim të ujit me sheqer, hasnin më shumë vështirësi kur pija ishte më e bollshme.

Për të zbuluar më shumë mbi këtë dukuri, të njëjtët studiues trajnuan kohët e fundit një grup tjetër makakësh për të arritur një objektiv të vogël lëvizës, që kërkonte lëvizje të shpejta dhe të sakta, sërish në këmbim të sasive të ndryshme të ujit me sheqer.

Këtë herë ata regjistruan aktivitetin e neuroneve në rajonin e trurit të majmunëve që planifikon dhe zbaton lëvizjet (korteksi motorik). Dhe u zbulua se informacioni për rëndësinë e shpërblimit, ndërhynte dukshëm në sistemin e programimit motorik.

Më konkretisht, të gjitha qelizat në korteksin motorik ishin të ndjeshme ndaj pritshmërisë së shpërblimit, dhe i “akorduan” përgjigjet e tyre në përputhje me rrethanat:ato e rritën aktivitetin e tyre në pritje të shpërblimeve më të mëdha, dhe e ulën atë në pritje të shpërblimeve më të vogla.

Megjithatë, kur majmunët u përpoqën të arrinin një shpërblim edhe më të madh, ky mekanizëm u prish. Në fakt informacioni mbi planifikimin motorik, u reduktua në mënyrë drastike, duke e bërë më të vështirë kryerjen e çdo lloj lëvizje. Njëlloj siç ndodh me gjuajtjen e penalltive.

humbje lojtaret penallti
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Sjelljet e tifozëve në ndeshjet respektive, Komisioni i Disiplinës në FSHF gjobit Elbasanin dhe Vllazninë! “E pëson” edhe trajneri i Egnatias

21:19 / February 5, 2026

Zyrtarizohen delegatët dhe kandidaturat për zgjedhjet e FSHF

20:18 / January 29, 2026

Lot, dhimbje dhe lule në “Selman Stërmasi”, KF Tirana e Flamurtari i japin lamtumirën vajzës 10-vjeçare të futbollistit Alvarez

14:19 / January 25, 2026

Ishte në prag largimi dhe u rikthye në lojtar kyç, mesfushori i Kombëtares mëson vendimin e rëndësishëm

13:41 / January 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.