Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Pse Meloni u betua me një kostum Armani?

16:20 / September 7, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
meloni
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Giorgio Armani i tregoi botës se Italia mund të jetë e madhe pa sakrifikuar identitetin e saj, ndërkohë që Armani ishte traditë, elegancë, rafinim, maturi dhe ikonë, shkruan kryeministrja italiane, Giorgia Meloni në një artikull për ”Corriere della Sera” duke i bërë homazh kujtimit të stilistit të madh.

“Esenca e ‘Made in Italy’ është një kombinim talenti, vëmendjeje ndaj detajeve dhe kujdesit për punonjësit tanë. Këto karakteristika i bëjnë kompanitë tona të vlerësuara dhe të dashura në të gjithë botën dhe te Armani ato kanë gjetur një sintezë madhështore. Ai ndihmoi në ngritjen e shkëlqimit italian në stilin e veshjeve në një nivel ndërkombëtar, duke trajnuar breza profesionistësh”, shton ajo.

”Krijimet e tij kanë shoqëruar disa nga momentet më domethënëse të jetës sime”, thekson Meloni.

”Midis tyre, ceremonia e betimit në Quirinale si kryeministre, në të cilën mora pjesë duke veshur një nga kostumet e tij të bukura blu marinë”, thotë ajo.

”Dhe ishte një zgjedhje që do ta bëja përsëri, sepse ai kostum Armani përcillte shumë mesazhe: mbrojtjen e “Made in Italy”, inovacionin, cilësinë, krenarinë për identitetin e vet”, thekson ajo.

”Pa harruar autoritetin. Një Itali që mund të udhëheqë botën. Kombi ynë nuk do ta harrojë gjenialitetin e tij dhe punën e jashtëzakonshme që bëri për ta bërë atë një simbol të padiskutueshëm dashurie dhe pasioni për bukurinë”, përfundon ajo.

Armani betim kostum meloni stilist
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026

Tmerr në Ekuador, 8 trupa të pajetë gjenden brenda qeseve, dyshohet se i përkisnin së njëjtës familje

20:20 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.