Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
OPED

Pse në betejën kundër Ballukut, opozita u braktis nga opozitarët

21:18 / March 12, 20263 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Mero Baze
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Mero Baze

Nuk po flas për paralajmërimet për përmbysje pasi ato ndodhin çdo dhjetë ditë. As për tërheqje zvarrë dhe plumba kokës siç krekosen çdo dhjetë dy-tre manekinë kokëtrashë të Berishës. E kam fjalën për mungesën reale të opozitarëve në një betejë e cila simbolikisht për opozitën kishte kuptim të ishte e madhe.

Protesta e sotme, pra e 12 marsit, u la si protestë kombëtare në oborrin e parlamentit pikërisht për ta motivuar popullin opozitar me mbrojtjen e paralajmëruar që socialistët do t’i bënin Ballukut.

Siç u pa nga të gjithë, ky nuk ishte as protestë, as miting, por gati-gati as foltore, pasi nuk kishte të çmendur që flisnin si zakonisht. Foli vetëm Berisha dhe i përcolli në selinë e SHQUP.

Domethënë më shumë pati popull ambasadash kundër vendimit se sa popull opozitar.

Pse i ndodhi kjo fiasko opozitës së Berishës?

Arsyeja është se populli opozitar është ushqyer deri më sot me idenë e një Reformë në Drejtësi të dështuar dhe politike që ka arrestuar Berishën dhe Metën dhe ka mbrojtur Edi Ramën. Edhe pse kjo s’ka asnjë lidhje me të vërtetën, populli opozitar është më i prirur të respektojë autosugjestionin që u ka bërë Berisha se sa akrobacitë e tij.

Kështu ata e kanë më lehtë të dalin çdo të hënë para SPAK-ut ta shajnë bashkë me Berishën sesa në shesh për të mbështetur.

Në një farë mënyre Berisha pagoi sot çmimin e hipokrizisë së tij me drejtësinë. Atë që ai bën sikur nuk ka rëndësi, pra raportin me të vërtetën në politikë, tregon që edhe për më fanatikët e tij ka rëndësi. Ata nuk mund të gënjehen dy herë në mënyra të ndryshme për të njëjtën gjë. Drejtësia e re për ta ose është e mirë ose është e keqe. Kanë tre vjet që dalin në rrugë duke thënë është e keqe dhe sot s’mund të dilnin e të brohorisnin është e mirë.

Madje kjo krizë morale ndjehej edhe brenda sallës së Kuvendit. Belbëzimet e oratorit ishin aq të dukshme përkundrejt oratorisë së tij normale sa dukej sikur po sulmonin Damianin dhe jo Belindën. Motivimi brenda grupit, përveç grupit të kapsollave, dukej se qe i ulët dhe e vetmja linjë që ishte në një gjatësi vale me disa ambasadorë ishte qëndrimi i Tabakut.

Pra problemi i PD është se nuk i bëjnë punë as reagimet e ambasadave perëndimore, pasi edhe ato deri më sot i ka deklasuar si bashkëpunëtore të Edi Ramës dhe drejtësisë së re.

Por ajo që të gjithë duket sikur e mendonin në heshtje, si ata brenda në sallë dhe ata fakirët jashtë, ishte nëse ky qëndrimi i ri i socialistëve për të mos dorëzuar deputetët në paraburgim do të ishte i përhershëm apo jo. Dhe dukej sikur ishin të bindur se tani e tutje ky do të jetë një standard i PS si shumicë parlamentare dhe natyrisht i bënte të ndiheshin të qetë edhe nëse hetimet për 21 Janarin kërkonin kokën e Berishës në burg. Tani edhe ata e kanë një standard që i qetëson. Varja protestës.

ballukut betejen Braktis kunder Opozita
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Është marrë vendimi tashmë…

10:53 / July 18, 2026

Spiralja e panevojshme ku po zhytet Agron Shehaj me “deklaratat” e pasurisë

21:03 / July 17, 2026

Debate në Komisionin për Reformën Territoriale, Mazniku: Opozita ka penguar me qëllim punën,qytetarët shqiptarë s’kanë kohë për të humbur

16:24 / July 15, 2026

Ekzaltimi me idenë se ‘SPAK po tremb paranë’

10:20 / July 15, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.