Metoda e përdorur nëpër reklama, kryesisht nga “Orbit”, ku përtypen gjithmonë dy çamçakëzë është një metodë mashtruese, duke e bërë blerësin të duket si mënyra e duhur për t’u përtypur.
Truri ynë fiksohet në atë mënyrë përdorimi. Si pasojë, edhe konsumimi do jetë i tillë.
Në këtë rast, ne konsumojmë dy herë më shumë sasinë dhe njëkohësisht dhe kompania shet mall dyfish.
Të njëjtën taktikë kanë përdorur edhe prodhuesit e shampove të cilët theksonin se gjatë larjes, flokët duhet t’i shkumoni dy herë me shampo, dhe shumë nga ne kështu veprojnë akoma.