Kavaja u trondit mbrëmjen e së mërkurës, kur nga përplasja mes dy personave, çoi në vdekjen e tyre. Viktimat Armand Gosa dhe Altin Rexha prej disa ditësh kishin tensione me njëri-tjetrin.
Versioni i policisë referuar dëshmitarëve, por edhe familjarëve është se dy viktimat nuk njiheshin më herët dhe nuk kishin asnjë konflikt të fortë që mund të çonte deri në vrasje mes njëri-tjetrit. Ka qenë një konflikt banal dhe fjalët që shkëmbeheshin kryesisht sa herë takoheshin rrugës.
43-vjeçari Rexha po qëndronte në lokalin në afërsi të shtëpisë së tij me qira në zonën e Valutës në Kavajë, kur mbërriti Gosa. Ata u konfliktuan verbalisht, derisa Gosa nxori thikën dhe goditi Rexhën. Ky i fundit ndonëse me vete kishin edhe fëmijën, nuk iu shmang, por nxori pistoletën dhe hapi zjarr.