Moderatorja Arbana Osmani i është përgjigjur interesimit të ndjekësve, të cilët e pyetnin në postimin e saj të fundit në Instagram për mungesën e aktorit Donald Veshaj dhe Beatriks Ramosaj në foto-albumin me momentet më emocionuese në “Big Brother Vip.”.
Një komentues e ka pyetur Arbanën pse nuk e ka përfshirë edhe Donald Veshajn në postimin e saj, duke shtuar me ironi se: “Ndoshta në foto dalin vetëm ata që kanë raporte të mira me ty!”
Pikërisht këtij komenti moderatorja ka vendosur t’i përgjigjet, duke sqaruar se fotot e përzgjedhura janë rastësore.
“Fotot janë rastësore, ato që kisha në këtë celular që kam tani, Po ta vësh re mungojnë shumë konkurrentë të cilët për kontributin dhe emocionet që kanë sjellë në program, i vlerësoj dhe do t’ju jem mirnjohëse gjithmonë. Mos u përpiqni të bëni polemikë aty ku nuk ka”, shkruan Arbana.
