Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Pse nuk jemi në BE ende? Rama ”ngre në mësim” të riun që bënte zhurmuesin në takim: Tani uluni veç e veç

19:15 / April 28, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Screenshot 2025 04 28 191132
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kreu i PS-s, Edi Rama këtë pasdite zhvilloi një takim në Tiranë me të rinjtë që drejtojnë fushatën ”Votues i Parë për Pasaportën Europiane”. Rama edhe një herë u ndal te rëndësia që ka futja e Shqipërisë në BE. Por pse i duhet PS një mandat tjetër për të futur Shqipërinë në BE, kur i kishte tre mandate? Kjo ishte pyetja që u drejtoi të rinjve, duke u dhënë dhe përgjigjen me argumente për këtë pyetje, që sipas tij ata duhet ta dinë nëse dikush do t’i pyes.

Teksa Rama argumentonte këtë përgjigje, sërish u ndal dhe “ngriti në mësim” një të ri, të cilit edhe më parë i kishte tërhequr vëmendjen se nuk po e dëgjonte dhe nuk po linte as shoqen pranë që të dëgjonte. Rama si mësuesit që kur duan të kenë gjithë vëmendjen e nxënësve, iu drejtua të riut duke i thënë “më thuaj arsyen pse na duhet mandati i katërt”?

Rama: Te cila njësi je ti? Hajde pak këtu, më thuaj tani si do i përgjigjesh atyre që të thonë ”pse se futi Rama në BE Shqipërinë për tre mandate”?

I riu qesh dhe nuk përgjigjet.

Rama: Hajde pak goca aty me syze…

Djali: Nuk kemi ku t’i mbajmë shpresat tjetër vetëm se te ju.

Rama: Kjo mund të jetë një përgjigje për një fanatik, por nuk është kjo, dhe me këtë përgjigje ti nuk i mbush mendjen dot dikujt tjetër, dhe ti na duhesh me i mbush mendjen dhe dikujt tjetër jo mos me lënë dhe këtë të mësojë përgjigjen. Ti e di pse nuk na mjaftuan tre mandate? (i drejtohet vajzës).

Vajza: Nuk e di.

Rama: Nuk e di… dhe ti te njësia 9 je? Ti nuk e di se nuk të la ky, apo nuk deshe ta dish se po dëgjojë këtë? Si është kjo punë? Tani duhet sqaru kjo punë? Ti pse nuk e le këtë të dëgjonte? Ç’a po i thoshe, tani që të shpëtosh nga unë duhet të thuash ç’a po i thoje kur unë po flisja për BE?

Djali: Nuk e themi dot.

Rama: Hë mo se s’po i thoje naj gjë të madhe.

Më pas Rama “u ka ndërruar bankë”, duke i ulur dy të rinjtë veç e veç.

BE i riu PS Rama zgjedhje
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026

“365 ditë paraburgim pa proces të rregullt”, firma ligjore: Rasti Veliaj, simbol i persekutimit politik në Shqipëri

11:37 / February 10, 2026

‘Kushtetuesja’ seancë për ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit

10:55 / February 10, 2026

Ndodh në Laprakë, polici i nxjerr armën qytetarit pas sherrit

10:37 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.